Sulm në Francë, 3 të vdekur e 4 të plagosur
Tre persona janë vrarë nga një shkëmbim me armë zjarri në veri të Francës. Mes viktimave thuhet se është edhe një foshnjë, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mediat e huaja thotë se ende nuk dihen shkaqet e sulmit të ndodhur pasditen e së martës.
Aktualisht, forca të shumta të Policisë dhe Ushtrisë janë në vendin e ngjarjes. Sipas gazetës britanike “The Mirror”, të plagosurit janë transportuar me helikopter dhe po marrin trajnimin e parë mjekësor në spitalin Universitar ‘Ameins’. Ndërsa sipas mediave lokale, mes të plagosurve janë edhe dy policë.