• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

by El Be
13/03/2026 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ushtar francez është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron ndaj një baze ushtarake pranë qytetit të Erbilit, në veri të Irakut, në një moment kur dhuna në rajon po përshkallëzohet për shkak të luftës mes SHBA-Izraelit dhe Iranit.

Baza e sulmuar ndodhet në perëndim të Erbilit dhe strehon trupa franceze dhe irakiane që janë të angazhuara në operacionet kundër organizatës terroriste ISIS. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë “Rezistenca Islamike në Irak”, një koalicion grupesh të armatosura të lidhura me Iranin, të cilat kanë ndërmarrë edhe sulme të tjera ndaj interesave amerikane në vend.

Lajmin e konfirmoi edhe presidenti francez Emmanuel Macron në një postim në X, ku njoftoi se ushtari i vrarë është Marshall Arnaud Frion, pjesëtar i Batalionit të 7-të të Gjuetarëve Alpine të Varces. Ai i shprehu ngushëllimet familjes dhe kolegëve të tij, duke theksuar se sulmi ndaj forcave franceze është i papranueshëm. Sipas tij prania e trupave franceze në Irak që prej vitit 2015 është pjesë e luftës kundër terrorizmit.

“Familjes dhe shokëve të tij u shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe solidaritetin e kombit. Disa nga ushtarët tanë u plagosën. Franca qëndron pranë tyre dhe të afërmve të tyre. Ky sulm kundër forcave tona, të angazhuara në luftën kundër ISIS që nga viti 2015, është i papranueshëm. Prania e tyre në Irak është pjesë e luftës kundër terrorizmit. Lufta në Iran nuk mund të justifikojë sulme të tilla”, shkroi Macron.

Sipas raportimeve, gjatë ditës janë kryer sulme edhe ndaj bazave ushtarake amerikane, konsullatës së SHBA-së në Erbil, ambasadës në Bagdad si dhe bazës Victory pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit. Këto sulme kanë nisur që nga fillimi i fushatës ushtarake të SHBA dhe Izraelit kundër Iranit dhe janë intensifikuar në ditët e fundit.

Grupet e armatosura të lidhura me Iranin kanë deklaruar se sulmet janë hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si dhe për operacionet ushtarake kundër Iranit.

Next Post
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In