Një sulm kamikaz ka ndodhur në Arabinë Saudite gjatë mesditës së sotme në një xhami.
Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një sulm të fuqishëm gjatë lutjeve të së premtes, ndërsa në xhami kanë qenë mbi 150 besimtarë.
Gjer tani raportohet për 30 të vdekur nga sulmi, ndërkohë që ai nuk është marrë ende përsipër nga ndonjë grup militant.









