Një tjetër ngjarje terroriste ka tronditur Turqinë këtë të martë. Një kamikaz që do të hidhte veten në erë në stacionin e policisë në Gaziantep të Turqisë, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me Policinë turke. Ai u neutralizua teksa po përpiqej të hynte në stacionin policor. CNN turk shkruan se ishin disa terroristë, por njëri prej tyre që kishte bombë në trup, mbeti i vrarë.
Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë përforcime, në mesin e të cilëve edhe ekipe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, si dhe punonjës të shëndetësisë. Në zonë vazhdon operacioni për kapjen e terroristit apo të terroristëve të tjerë, që arritën të arratisen nga vendi i ngjarjes.
Gaziantep Emniyet Müdürlüğü terör saldırısı oldu canlı bomba öldürüldü. Çatışamalar devam ediyor. #Gaziantep pic.twitter.com/6qsHjt5cVy
— Ahmet Poyraz⊙|⊙ (@ahmetpyrz54) January 10, 2017