Një sulm i dyshuar me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani ka lënë 6 të lënduar.
Shërbimet emergjente dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, pasi dyshohet edhe për të tjerë të plagosur, shkruan gazeta gjermane Bild.
Raportohet se dikush sulmoi me gaz lotsjellës pasagjerët që po prisnin radhën në zonën e check-in.
Pasagjerët thuhet se kanë probleme me frymëmarrjen pas sulmit.
a.ç