Deputeti i PD-së, Dashnor Sula në Parlament sfidoi mazhorancën duke thënë se largohet nëse punon inceneratori i Elbasanit pas datës 14 maj.
Në fjalën e tij në Parlament, Sula u shpreh se inceneratori i Elbasanit u vu në punë pak para zgjedhjeve vetëm për ti hedhur hi sy shqiptarëve.
Dashnor Sula: Unë si deputet i qarkut të Elbasanit, sfidoj ju qeverinë, mazhorancën nëse inceneratori i Elbasanit punon pas datës 14 maj jap dorëheqjen.
Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: A vlen kjo serë me plastmas e inceneratorit 310 mijë euro i financiar nga AZHBR, as 31 mijë euro nuk vlen.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu përgjigj duke i thënë se inceneratori punon, ndaj e këshilloi që të mos e djegë kot mandatin.