• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Suksesi që të lë zbuluar, pse Ramës i duhet të përballet direkt me protestat sociale që sapo kanë filluar

by Blendi Kajsiu
11/03/2022 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Sot Edi Rama dhe PS-ja qeverisin pa opozitë politike. Më 25 prill 2021 ata i dhanë një goditje fatale aleancës PD-LSI, ndërsa më 6 mars 2022 e varrosën atë përfundimisht si alternativë qeverisëse. As boshllëku Basha dhe as e kaluara Berisha nuk përbëjnë kërcënim për qeverisjen Rama. Përpjekja e mbështetësve të Bashës për të mbushur me identitet politik një hapësirë pa formë është po aq qesharake sa shpresa e berishistëve se doktori është e ardhmja.

Paradoksalisht ky sukses e ka dobësuar në vend që ta forcojë pushtetin e Ramës. Në mungesë të opozitës politike ai tashmë po përballet direkt me opozitën sociale. Sheshet që tashmë nuk i mbush dot Basha, Berisha apo Meta, po i mbush zemërimi autentik qytetar, protesta e shoqërisë civile, që nuk mund të delegjitimohet si lojë politike e opozitës.

Rama e njeh dhe e nuhat mirë këtë lloj proteste. Ai e kupton qartë thellësinë dhe rrezikun e saj. U përball me të që në fillim të qeverisjes së tij në vitin 2013 kur shpërthyen protestat kundër armëve kimike. Më pas në vitin 2018 kur në shesh dolën studentët. Sot po përballet përsëri me një protestë të pastër qytetare që sapo ka filluar dhe me shumë gjasa do vazhdojë përballë rritjes stratosferike të çmimit të naftës dhe ushqimeve.

Delegjitimimi total i opozitës politike e ka lënë Ramën vetëm përballë kësaj proteste. Telenovela Basha-Berisha-Meta me skenarist mediat dhe analistët (duke përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve) nuk e tërheq më vëmendjen e qytetarëve përballë problemeve reale me të cilat po përballen. Justifikimi se Rama është e keqja më e vogël nuk vlen sepse nuk jemi në fushatë elektorale. Denoncimet e Berishës, Metës, Bashës apo Kryemadhit nuk e legjitimojnë më dot qeverisjen socialiste, sepse shoqëria civile ka vite që as nuk i shesh dhe as nuk i dëgjon më ata.

E thënë ndryshe Rama sot nuk mund të vishet më me robdishanin basha-berisha-meta që fsheh degradimin e thellë dhe mungesën e vizionit qeverisës në të cilën ndodhet pushteti socialist. Shkatërrimi i industrisë së naftës, çuarja për skrap e rafinerisë së Ballshit, favorizimi i importit të naftës dhe oligarkëve që pasurohen me të, vjedhja e miliona eurove në incerenatorë që më shumë se plehrat djegin buxhetin e shtetit nuk mund të fshihen më pas boshllëkut Basha, gogolit Berisha apo hajdutit Meta.

Natyrisht problemet me të cilat përballet sot Shqipëria nuk janë thjesht produkt i qeverisjes Rama. Shkatërrimi i industrisë së naftës, privatizimi korruptiv i ARMOS tek oligarku berishist Rezar Taci, tashmë në kërkim, kanë filluar kohë më parë. Mungesa e një politike zhvillimore që synon sovranitetin energjitik dhe ushqimor janë produkte të një modeli zhvillimor fundamental neoliberal që e shkatërroi bujqësinë dhe prodhimin vendas duke favorizuar importuesit. Ky model filloi që në vitin 1991 dhe mbetet dominues sot si majtas dhe djathtas.

Është një model që krijon varësi totale ndaj luhatjeve të tregut ndërkombëtar që janë shkatërruese për vende të vogla dhe të varfra si Shqipëria. Ndryshe nga vendet e pasura si Gjermania ne e kemi të vështirë ti përballojmë këto luhatje nëpërmjet subvencioneve shtetërore apo uljes së taksave. Për këtë arsye shumë vende në zhvillim kanë mbajtur në pronësi shtetërore dhe kanë fuqizuar sektorët strategjik si nafta dhe gazi, ndërkohë që kanë mbrojtur me tarifa dhe kanë stimuluar disa sektorë strategjik të bujqësisë si gruri dhe mielli, në mënyrë që ata të përmbushin nevojat e vendit pa krijuar varësi ndaj importit.

Fatkeqësisht me rënien e komunizmit ne kaluam nga fundamentalizmi stalinist tek ai neoliberal. Shumë asete kombëtare u privatizuan nën ideologjinë neoliberale të tregut, jo thjesht se politikanët tanë ishin dashnorë të konkurrencës së lirë, por sepse ashtu shpërblenin miqtë e tyre biznesmen, prapa të cilëve shpesh fshiheshin po vetë. Pothuajse të gjitha këto privatizime ishin dështime, mjafton të kujtojmë privatizimin e KESH tek CEZ apo të ARMOS tek Taci. Ato pasuruan privatizuesit ndërkohë që varfëruan ekonominë tonë kombëtare duke e futur në një varësi të rrezikshme ndaj tregut global.

Është e njëjta logjikë që u përdor tek inceneratorët. Meqenëse shteti nuk ka kapacitete dhe fonde të ndërtojë inceneratorët futet në lojë privati. Çuditërisht ky i fundit ka akoma më pak kapitale, kapacitete dhe eksperiencë se shtetit në këtë fushë. E megjithatë shteti i jep privatit anonim miliona euro për të ndërtuar një biznes monopol me lekët e shtetit ku fitimi nxirret po nëpërmjet pagesave që shteti do bëjë për djegien e plehrave. I gjithë financimi është shtetëror, por monopoli është privat. Përse një monopol që ndërtohet dhe mbahet tërësisht me lekët e shtetit duhet të jetë privat dhe jo publik?

Ky është modeli qeverisës aktual. Ai është ndërtuar në 30 vitet e fundit nga Berisha, Basha, Meta dhe Rama. Ky i fundit thjesht e ka konsoliduar dhe çuar atë në ekstrem nëpërmjet PPP-ve, duke e reduktuar shtetin në një agjenci tenderimi. Ndaj sot përball rritjes së çmimeve Rama nuk di se çfarë të bëjë. Për të qeverisja është thjesht një tender i mbyllur.

Koncepte si politika industriale, politika zhvillimore apo sovraniteti energjetik dhe ushqimor janë thjesht parulla komuniste dhe anti-kapitaliste. Edhe pse politika të tilla i kanë zhvilluar vetë SHBA-të, fanari ndriçues i kapitalizmit, që jo vetëm mbrojnë fort bujqësinë por kanë rezerva strategjike shtetërore që nga nafta, tek drithërat dhe madje deri tek djathi. Janë rezerva që shërbejnë pikërisht për të përballuar kriza si kjo e sotmja.

Kriza aktuale, kombinuar me kolapsin e opozitës politike, e kan nxjerrë zbuluar si modelin qeverisës socialist edhe kryeministrin Rama. Ai tashmë nuk mund të fshihet dhe aq më pak të legjitimohet pas anormaliteteve Basha, Berisha apo Meta. I duhet të përballet direkt me protestën sociale. Dhe ajo sapo ka filluar, ndaj Rama sot me të drejtë është nervoz.

Next Post

Opozita e inceneratorëve dhe “opozita” e pasojave të luftës së Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In