• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Suksesi i një biznesi shqiptar përtej kufijve: rasti The Headhunter Albania

by Java News
29/05/2018 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohë që shumëkush i konsideron të turbullta për qëndrueshmërinë e tregjeve të punës anembanë globit, janë shpesh rastet e veçanta që frymëzojnë rimëkëmbje. Ndodh rrallë, por ndonjëherë suksesi nis nga vende si Shqipëria, ku njerëzit me frymën e duhur sipërmarrëse dhe sfiduese nuk duket se mungojnë.

The Headhunter Albania është shembulli i një kompanie me përvojë jashtëzakonisht pozitive. Historia e saj hedh dritë mbi frytet që korr një punë e bërë me përkushtim dhe pasion. Ajo konsiderohet sot si një ndër kompanitë me më ndikim mbi tregun e punës së një hapësire të shtrirë nga Europa Lindore në Azinë Qendrore. Madje, falë zotësisë dhe përkushtimit të vazhdueshëm të stafit të vet drejtues, The Headhunter Albania ka arritur të zërë një pozicion shumë të meritueshëm si një prej 118 kompanive kryesore që veprojnë sot globalisht.

Rrugëtimi nuk ka qenë aspak i lehtë. Megjithatë, kompania e themeluar dhe drejtuar nga një prej biznesmenëve më të talentuar shqiptarë, Elton Ilirjani, menaxhon sot databazën më të madhe të burimeve njerëzore në Shqipëri e ndër më të mëdhatë në Ballkan. Aktualisht, aktiviteti i kësaj kompanie prek gjithë cepat e Evropës Juglindore (nga Shqipëria në  Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi dhe Qipro) duke arritur të shtrihet deri në Teksas (SHBA).

Por më konkretisht, cila është fusha në të cilën The Headhunter Albania krenohet me emrin saj? Së pari, kompania është bërë shumë e njohur nëpërmjet shërbimeve rinovuese në përzgjedhjen e personelit për bizneset që kërkojnë profesionalizëm dhe efikasitet. Njëkohësisht, ajo ka vënë në punë një mentalitet të ri në lidhje me rekrutimet në përgjithësi. Në pak vite, The Headhunter Albania ka dëshmuar lidership të padiskutueshëm në tregun e punës të rajonit ballkanik, veçanërisht në sektorin e punësimit të vazhdueshëm, ku kompania në fjalë ka ditur të ofrojë një ambient të frytshëm bashkëpunimi për kandidatët dhe klientët e interesuar.

Gjithashtu, pas emrit në ngritje të kompanisë qëndrojnë përpjekjet e saj si zëdhënëse e politikave të tolerancës në vendin e punës. Nisur nga ky qëllim, The Headhunter Albania ka botuar së fundmi indeksin LGBTIQ të Barazisë në Punë, i cili është i pari i këtij lloji në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në shtetet e tjera të Ballkanit që nuk janë ende anëtare të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për një sistem renditjeje që përcakton sa i respektojnë kompanitë të drejtat dhe dinjitetin e personave LGBTIQ gjatë punësimit, trajnimit, zhvillimit dhe  praktikave të punësimit në përgjithësi. Për më tepër, indeksi përllogarit përputhshmërinë e tyre me ligjet lokale të punësimit lidhur me argumentin. Nisma për të ndërmarrë një Indeks të tillë është bërë në kuadër të angazhimit të The Headhunter Albania për Përgjegjshmërinë Sociale të Kompanive dhe Diversitetit në Vendin e Punës. Çdo vit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Homofobisë, Transfobisë, dhe Biofobisë (më 17 Maj), Grupi The Headhunter jep çmime për kompanitë të cilat kanë qenë shembullore në mbrojtjen e të drejtave dhe respektimin e dinjitetit të punë-kërkuesve dhe të punësuarve LGBTIQ.

Next Post
Dezertuan dhe u zhdukën në Britani, dënohen dy komandot

Dezertuan dhe u zhdukën në Britani, dënohen dy komandot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In