• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Suksesi i kuqezinjve, një reportazh nga ZDF

by A R
03/02/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Televizioni shtetëror gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh të gjerë kombëtares së Shqipërisë për arritjen historike në finalet e Euro 2016. Shqipëria arriti të bënte realitet një ëndërr, për të cilin të gjithë flisnin. Falë formulës së re të UEFA-s, me një Europian me 24 skuadra, përfaqësuesja arriti të kualifikohej, madje edhe kur skuadra si Holanda nuk ia dolën dot mbanë. Në reportazhin e xhiruar në fillimin e këtij janari, Tirana përshkruhet si një qytet i zhurmshëm, por jo aq sa ishte në tetor, kur Shqipëria festoi kualifikimin në Europian pas suksesit 3-0 ndaj Armenisë. Një panoramë e plotë rreth ekipit kuqezi, me intervistat e protagonistëve. Nga ata që janë lindur jashtë Shqipërisë dhe u formuan si futbollistë në vende të ndryshme europiane. Shkëlzen Gashi, i lindur në Zyrih dhe që flet me theksin zviceran, por edhe Mërgim Mavraj që hapat e parë si profesionist i hodhi në Gjermani.

Rreth suksesit të ardhur nga lojtarët e rritur jashtë Shqipërisë ka folur edhe ish-kapiteni kuqezi dhe legjenda e Hanoverit, Altin Lala, sipas të cilit në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikoi formimi i futbollistëve në vende si Gjermania, Zvicra apo Italia. Mes personazheve, edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njeriu që prej 14 vjetësh është në krye të institucionit dhe ka pjesën e tij të meritave në ngritjen e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Aty ndodhet edhe Gianni De Biasi, trajneri që integroi në ekip disiplinën e fort taktike dhe i dha mundësi ekipit të shfaqte pikat e tij më të forta. Edhe pse e kupton shqipen, tekniku kuqezi pohon se gjuha është tejet e vështirë, por puna lehtësohet, sepse përgjithësisht lojtarët e kuptojnë italishten. Lorik Cana iu rikthye ngjarjeve të tetorit 2014 në Beograd: situatën shumë të rënduar në stadium, dhunën dhe koret antishqiptare. Kapiteni kuqezi nënvijëzoi se, prej faktit që shumë lojtarë të Kombëtares janë nga Kosova, ndaj Serbisë nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Sipas ZDF, Shqipëria arriti me pak fat në Europian, edhe pse shqiptarët nuk e mendojnë kështu. Por, në reportazh rikujtohet se në histori Kombëtarja ka rezervuar mjaft surpriza. Si ndeshja e vitit 1967, ku Shqipëria barazoi 0-0 me Gjermaninë Perëndimore, duke i detyruar nënkampionët e botës në atë kohë të qëndronin jashtë Euro 1968. Ajo ndeshje e jashtëzakonshme është rikujtuar nga ish-lojtari kuqezi, Frederik Gjinali, të cilit iu mohua edhe një gol. Gazetarët gjermanë ndoqën edhe ndeshjen e Kategorisë Superiore, ku Partizani fitoi me Laçin, ndërsa pjesë e dokumentarit ishte edhe rivaliteti në familjen Xhaka, ku Taulanti dhe Graniti do të jenë rivalë në Euro 201”, kur Shqipëria të ndeshet në grup me Zvicrën.

Next Post

Prononcimet publike të Ramës, Becchetti hedh në gjyq qeverinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In