• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Suksesi, fruti i vetëm që shtohet kur pjestohet

by Lorenc Vangjeli
20/07/2016 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Një jetë njerëzore krijohet si rregull për nëntë muaj. Nis zakonisht nga një çast pasioni dhe përfundon përgjithësisht mes dhembjesh dhe të qarash në duart e mamive.

Reforma në drejtësi në Shqipëri u shpëtua në minutën e fundit mbas 18 muajsh inkubacioni. Kohë e mjaftë për të lindur dy jetë njerëzore në harkun që nis zakonisht nga një shtrat e përfundon në një shtrat tjetër.

Reforma në drejtësi, sidomos tani që ngjan se është vetëm një akt formal në pritje të të enjtes së votimit, pati shumë më shumë etër dhe mami që e prisnin të lindtte, që kërkojnë tashmë atësinë, meritën dhe çertifikatën e lindjes. Vetë reforma kërkon që nga kostumi i kadiut oriental – kështu e paragjykon në shumicë publiku gjykatësin e sotëm shqiptar – të dalë gjykatësi me kostum evropian. Një gjykatës i verbër ndaj pasionit, i ftohtë ndaj parave dhe i varur vetëm nga gozhda e ligjit.

Në 18 muaj, reforma udhëtoi në çdo rrugë të mundshme, të çuditshme, të pakuptueshme, në të përpjeta e të tatëpjeta, në zigzage e kthime pas, në keqkuptime e mallkime, u pa si shpresë, u trajtua si makth, u afrua si dhuratë e të nesërmes dhe ndëshkim i të shkuarës. Reforma është pak nga të gjitha këto dhe asnjëra prej tyre në veçanti. Eshtë një hap i parë dhe absolutisht më i lehti, është beteja e parë e një lufte që është e paprerë, është akt fillestar në një serial pafundëm të çdo grindjeje, sherri, basti apo ndëshkimi penal nga ato që individët dhe shoqëria, ja delegojnë shtetit – drejtësisë – për ta arbitruar.

Lista e emrave dhe fytyrave të saj është jashtëzakonisht e gjatë. Njëlloj si lista e atësisë që kërkon secili, tashmë për të.

Deri në minutën e fundit ngjante se po kërkohej, sipas zakonit e traditës shqiptare, më shumë se kush do të paguante faturën e disfatës sesa të sigurohej gjithkush për një sukses të përbashkët. Kjo mënyrë të menduari është ende “emigrant” i lumtur në Tiranë. Domethënë shumë e rrallë, për fat të keq. Mungesa e këtij mendimi është një nga arsyet kryesore e konfliktit të vazhdueshëm në Tiranë. E klimës së ashpër të mosbesimit. E hakmarrjes ballkanike të opozitës që mezi pret të bëhet pushtet për t’i marrë shpirtin pushtetit të bërë opozitë. Të ndarjes radikale. Të urrejtjes. Të dëshirës për të humbur lumturisht në çdo çast një sy, me kusht që kundërshtari të humbasë të dy sytë.

Kalvari në të cilën ka kaluar rishkrimi i kushtetutës në një të tretën e saj ka konsumuar pothuaj 18 muaj. Kushtetuta e dikurshme e Republikës së Shqipërisë, ajo që premtonte se prej saj dhe prej “…këtu fillon e ardhmja!”, u hartua, u votua në parlament dhe u miratua me referendum për 9 muaj. Aq sa duhet të ngjizet një qënie njerëzore. Nga e enjtja, 18 vjet më pas, kushtetuta nuk do të jetë më e njëjta, edhe pse disa prej aktorëve të rëndësishëm që kanë qenë atëherë, janë ende sot në të njëjtat pozita.

Në 18 vjet, dy kushtetuta të ndryshme mund të dëshmojnë se në Shqipëri nuk ka ndryshuar shumë klima e konliktit mes palëve, dyshimit dhe mosbesimit mes tyre.

Në 18 vjet, dy kushtetuta të ndryshme, kanë ngjallur një shpresë tek publiku për më mirë. E para, ajo që premtonte startin e të ardhmes, zhgënjeu, por jo për faj të saj. Tani ajo po bëhet histori. Dhe kapitulli i ri i të jëjtës histori, do të nisë të riëshkruhet sërish nga e para. Ndoshta duke filluar me fundjavën që priu të enjten e votimit. Një nga fundjavat nga më përvëlueset në politikën vendase. U luajtën shumë skenarë, u luajtën madje dhe shumë karaktere dhe natyra njerëzore të ndryshme, politikanë vendas, ambasadorë dhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë që synonin të dilnin në një përfundim të vetëm. Nisi me një këmbanë dramatike të kryetarit të kuvendit, vijoi me një takim të tij me kryeministrin dhe kryetarin e opozitës dhe ngjan se do të mbyllet me një muzikë të panjohur në vend: të gjithë bashkë, vendas dhe të huaj, aksionerë në sukses dhe të gjithë bashkë me konsensus për të nesërmen e shoqërisë shqiptare.

Mbas të enjtes ja vlen të nisë të bëhet pak nga pak një “Curriculum” i secilit në raport me reformën. Në mënyrë që në reformën e rradhës të ketë së paku një bazë të përbashkët nisjeje: “Suksesi është ndoshta i vetmi akt njerëzor që shtohet duke u ndarë në shumë pjesë!”, siç ka pasur dëshirë që njëri ndër tre liderët vendas, Rama, Meta e Basha, të përsërisë shpesh e në rrethana të veçanta.

Next Post

Heroi Alban Hoxha kualifikon Partizanin, shënon penalltinë e parë dhe pret tri të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In