• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sukses historik i filmi kosovar/ “Zgjoi” “rrëmben” tri çmime në festivalin e madh amerikan. Është frymëzuar nga një histori e vërtetë

by Java News
03/02/2021 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë, filmi i Blerta Bashollit, “Hive” ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në festivalin më të madh të filmit në Amerikë.

Projekti kinematografik që në rol kryesor ka Yllka Gashin, ka rrëmbyer tre çmime. Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut e çmimin e regjisorit më të mirë.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipën, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne” u shpreh Blerta përmes një video mesazhi me rastin pranimit të çmimit Regjisorja më e mirë, gjatë ceremonisë së ndarjes çmimeve.

Kjo pa dyshim se është arritje tejet e madhe e filmit kosovar në arenën botërore.

“Kemi punuar shumë dhe gjatë që ta sjellim këtë film para jush, publikut, dhe jemi shumë të nderuar që na shpërblyet”; “Duam t’ia dedikojmë këtë çmim vendit tonë të dashur dhe të bukur, Kosovës.” u shpreh Yll Uka, producenti i filmit me rastin e pranimit të çmimit të Publikut dhe çmimit Filmi më i mirë (Grand Jury Prize).

‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK. /Albinfoch

g.kosovari

Next Post
Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Altin Hajrit: Resortin e menaxhon vjehrra, ndërsa makinën e përdor unë

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Lirohen Leonard Hajrin dhe Olsi Turja. Në qeli vetëm kopshtari kompleksit “Golden”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In