• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Suedia nën terrorin e bandave, planifikon të nxjerrë ushtrinë në rrugë për të ndalur vrasjet

by A R
29/09/2023 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri suedez Ulf Kristersson po shqyrton se si forcat e armatosura mund të ndihmojnë policinë pas muajit më vdekjeprurës të vendit që nga dhjetori 2019. Dhuna ka qenë e lidhur me një grindje midis fraksioneve rivale të një bande kriminale të njohur si rrjeti Foxtrot.

Suedia po përjeton muajin me numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të dhunës së paprecedentë mes bandave që prej dhjetorit të vitit 2019 dhe situata e krijuar ka alarmuar qeverinë.

Kryeministri i vendit, Ulf Kristersson për t’iu përgjigjur situatës ka thirrur kreun e Forcave të Armatosura duke planifikuar një ndërhyrje të mundshme të ushtrisë.

Shefi i qeverisë në Stokholm kërkon që ushtria të asistojë me ndihmën e saj policinë, në mënyrë që të frenohet përplasja me armë mes bandave dhe vala e krimit që ka tronditur vendin.

Kristersson iu drejtua kombit me një fjalim të rrallë televiziv, pasi tre persona u vranë në më pak se 24 orë në incidente të veçanta gjatë kësaj jave.

“Kjo është një kohë e vështirë për Suedinë. Një 25-vjeçare shkoi në shtrat mbrëmë në një mbrëmje krejtësisht të zakonshme, por nuk u zgjua më. Ne do ti godasim dhe do t’i mposhtim bandat“, tha ai.

Përfshirja e ushtrisë në luftën ndaj krimit do të ishte një hap shumë i pazakontë për Suedinë, por duke i pashmangshëm në kohën kur bandat po terrorizojnë qytetet.

Stokholmi u kthye të mërkurën në një qytet të përgjakur, pasi dy persona u vranë në raste që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Një prej viktimave ishte një reper 18-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje jashtë një kompleksi sportiv në periferi të qytetit.

Ndërkohë një vajzë rreth të 20-tave, që mendohet të jetë një viktimë kolaterale, u vra nga një shpërthim me bombë në një shtëpi në Uppsala, në veri të kryeqytetit.

Ndërkohë, dy persona të tjerë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të premten e kaluar kur një person i armatosur hapi zjarr në një lokal në Sandviken.

Bilanci i viktimave për shtatorin është njëmbëdhjetë të vrarë, me dhunën që është përhapur gjithashtu nga zonat kryesore urbane në qytete më të vogla, aty ku krimi i dhunshëm nuk shihej prej dekadash.

Sakaq, policia vlerëson se rreth 30,000 njerëz në Suedi janë të përfshirë drejtpërdrejt ose kanë lidhje me krimin nga bandat që kontrollojnë trafikun e drogës.

“Kjo nuk është Suedia, nuk është ashtu siç supozohet të jetë Suedia“, tha në një konferencë për shtyp, Magdalena Andersson, kryetarja e Partisë Social Demokrate të opozitës.

/a.r

Next Post
VIDEO/ ‘Qysh i kam llafet e Serbisë?’ përplasen LIVE analisti dhe ish i burgosuri: Të kap prej fyti…

VIDEO/ 'Qysh i kam llafet e Serbisë?' përplasen LIVE analisti dhe ish i burgosuri: Të kap prej fyti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In