• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Subvencionimi i makinave të vjetra, Min. Mjedisit: S’ka ende asnjë vendim

by Java News
05/11/2016 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri e Mjedisit ka reaguar në lidhje me lajmin që qarkullon në media se parashikohet subvencion për ata individë që dorëzojnë një automjet të vjetër, deri në vitin e prodhimit 1995 dhe që blejnë një të ri, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare nuk ka konsultuar asnjë vendim të llojit. Më herët u përfol se në draftplanin Kombëtar të Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit, Ministra e Mjedisit parashikonte subvencionimin e mjeteve të vjetra. MMJ-ja thekson në reagimin e saj se Plani Kombëtar i Veprimit të Cilësisë së Ajrit do t’i nënshtrohet një procesi të gjatë të konsultimit me institucionet e linjës, me publikun dhe të gjitha palët e ndikuara.

REAGIMI I MINISTRISË SË MJEDISIT
Nisur nga keqinformimi në media gjatë ditëve të fundit, lidhur me masat e parashikuara në draftin e parë të Planit Kombëtar të Veprimit të Cilësisë së Ajrit ju bëjmë me dije si më poshtë se:

Në kuadër të projektit te Bashkimit Evropian IPA 2013 “Asistencë Teknike për Forcimin e Kapaciteteve Institucionale të Ministrisë së Mjedisit për Zbatimin e Legjislacionit Evropian për Mjedisin dhe Klimën” IBECA, në datë 1 Nëntor 2016, Ministria e Mjedisit dhe Delegacioni i Bashkimit Europian organizuan takimin prezantues të draftit të parë të Planit Kombëtar të Veprimit të Cilësisë së Ajrit.

1. Masat e propozuara janë sugjerime të ekspertizës së huaj, bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe më gjerë që kanë shërbyer si mekanizma për përmirësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit në ato vende;

2. Masat e propozuara në plan nuk janë konsultuar dhe as dakordësuar akoma as me stafin e brendshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe as me institucionet përgjegjëse si: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministria e Transporteve; Ministria e Financave; apo palët e tjera të ndikuara;

3. Vlera 318 milionë euro për përmirësimin e cilësisë së ajrit është parashikim i BE-së përmes projektit IBECA për të arritur normat e lejuara për cilësinë e ajrit sipas standardeve të BE-së.

4. Vlera 15 milionë euro e lidhur me një skemë subvencionimi për sektorin e makinave është gjithashtu sugjerim i këtij draft plani për këtë sektor (është vetëm 1 nga fushat që prek cilësinë e ajrit siç edhe është theksuar në Njoftimin për Shtyp lëshuar nga Ministria e Mjedisit me dt. 2 nëntor 2016,, http://wwwmjedisi.gov.al/al/newsroom/lajme/ministria-e-mjedisit-dhe-delegacioni-i-be-se-prezanton-draft-planin-kombetar-te-menaxhimit-te-cilesise-se-ajrit-pritet-te-hyje-ne-fuqi-ne-2017-en ). Sqarojmë se qeveria shqiptare nuk ka konsultuar asnjë vendim të llojit subvencionim makinash.

5. Plani Kombëtar i Veprimit të Cilësisë së Ajrit do t’i nënshtrohet një procesi të gjatë të konsultimit me institucionet e linjës, me publikun dhe të gjitha palët e ndikuara. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi Plani kombëtar parashikohet te miratohet në korrik 2017.

ma.me

Next Post
Asnjë analist grek s’u bë me Shqipërinë, gjysma e analistëve shqiptarë u bënë me Greqinë

Asnjë analist grek s’u bë me Shqipërinë, gjysma e analistëve shqiptarë u bënë me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

February 25, 2026
Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

February 25, 2026
Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In