• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Subvencionet në bujqësi, nis aplikimi përmes e-Albania/ Afat deri më 11 prill, ja kush përfiton

by
20/03/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme janë hapur aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi. Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund t’a bëjnë aplikimin përmes portalit qeveritar e-Albania pa asnjë kosto. Nga skema mbështetëse në bujqësi, kësaj herë nuk do të përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët, peshkatarët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 11 prill. Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3.3 miliardë lekë. Për herë të parë do të aplikohet edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.

Në skemën e këtij viti, ka një ndryshim në mbështetjen e fermerëve me naftë, pasi është rritur sipërfaqja bujqësore që do të mbështete përmes këtyre fondeve. Nga 0.4 ha që ishte kriter për të përfituar mbështetjen me naftë, tashmë sipërfaqja bujqësore ka shkuar në 1 ha. Që do të thotë të gjithë fermerë me sipërfaqe tokësore 1 ha mund të aplikojnë për subvencionin me naftë. Shteti subvencionon 80,4 lekë nga çmimi i naftës që përfshin akcizën, taksën e qarkullimit, karbonit dhe TVSH-në. Për 2022 përfituan 34,731 fermerë naftë pa taksa me vlerë fond financimi 1,95 miliardë  lekë.

Ndërkohë, skemat e vitit 2023 përfshijnë edhe grante për investime në asete fikse, për ndërtimin e tregjeve bujqësore dhe të kafshëve të gjalla dhe thertoret. Gjithashtu pjesë e skemave të mbështetjes do të jenë edhe trajnimet dhe transferimi i njohurive në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural nga UBT-së, krahas skemës së naftës që vijojë për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë.

Gjatë vitit 2022 përfituan 49,000 fermerë nga Skema Kombëtare të mbështetjes për Bujqësinë. Vendin kryesor e shënoi masa për blegtorinë me rreth 43.6 % të aplikimeve, ndjekur nga kultivimi i grurit me rreth 24.7 % dhe mbështetja për bletarinë me rreth 18.2 % të totalit të aplikimeve.

Mbështetja nga Skema Kombëtare e Bujqësisë

Masa 1
Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.

Masa 2
Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

Masa 3
Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

Masa 4
Mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individual ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë për aplikant.

Masa 5
Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar.

Masa 6
Implementimi dhe certifikimi Global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore:

– por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha;

– por jo më shumë se 500 000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.

Masa 7
Për rinovimin e infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13,500,000 (trembëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20,000,000 (njëzet milionë) lekë për subjekt. Rinovimi i anijes së peshkimit përfshin: i. Blerjen dhe instalimin e motorit kryesor, por jo më shumë se 7,000,000 (shtatë milionë) lekë; ii. Blerjen dhe instalimin e motorit ndihmës (gjeneratori detar), por jo më shumë se 1,000,000 (një milion) lekë; iii. Blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes, por jo më shumë se 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekë. Vinçi përfshin edhe agregatet, hidromotorin, pompë vaji friksion, multiplikator dhe tubacionet; iv. Blerjen dhe instalimin e kamios (koplunit), por jo më shumë se 3,000,000 (tre milionë lekë); v. Riparim i përgjithshëm i anijes, por jo më shumë se 9,000 000 (nëntë milionë) lekë. Në riparimin e përgjithshëm, përveç zërave të përcaktuar në dokimin periodik sipas nënpikës “vi”,përfshihen dhe zëvendësim llamarine ose ndërrim dërrase; vi. Dokimi periodik i anijes, por jo më shumë se 3,000,000 (tre milionë) lekë. Dokimi periodik përfshin ngritjen dhe uljen nga kantieri, pastrimin dhe heqjen e bojës së vjetër, blerje boje, stuko, protektor (zinqe), riparim aksi helike.

Masa 8
Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore, tregjeve të kafshëve të gjalla ose thertoreve për shoqëritë tregtare me kapital 100% shtetëror, të zotëruara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, në vlerën jo më shumë se 30,000,000 (tridhjetë milion) lekë për subjekt.

Masa 9
Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

Aplikimet për masën mbështetëse me nr. 7 dhe 8 do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të AZHBR; b. Për qëllime identifikimi, aplikanti sipas statusit përkatës (person fizik/juridik), ose përfaqësuesi i tij me prokurë ose autorizim, duhet të paraqitet në zyrat qendrore të AZHBR-së me letërnjoftim elektronik ose pasaportë biometrike.

/e.d

Next Post
Zgjedhjet presidenciale në Mal të zi/ Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç do të përballen në raundin e dytë

Zgjedhjet presidenciale në Mal të zi/ Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç do të përballen në raundin e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In