• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Substanca toksike/ ISHMT shkatërron 13 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

by Java News
12/02/2020 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar shkatërrimin e 13 mijë lodrave të rrezikshme për fëmijët, në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit.

Këto lodra u bllokuan nga ISHMT, me destinacion përfundimtar shkatërrimin e tyre, pas inspektimeve të kryera në subjektet e importit dhe tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve lodra, gjatë periudhës nëntor 2019- janar 2020.

Bllokimi i produkteve lodra nga ana e ISHMT erdhi pas konstatimit se :

-Ka pasur substanca toksike në nivele tepër të larta të përbërësve të plastikës dhe metaleve të rënda, ku përmendim: ftalatet, boronin, plumbin, etj.. (Testet laboratorike janë kryera në laboratorë të akredituar në Itali).

-Lodrat kanë qenë jashtë standardit, nuk kanë qenë në përputhje me direktivën europiane të lodrave dhe legjislacionin shqiptar, për sa i përket testeve fizike dhe mbartin rrezik të lartë për kategorinë e fëmijëve të moshës 0 – 36 muaj. (Testet laboratorike janë kryera në laboratorë të akredituar në Itali).

-Lodrat kanë pasur mungesë të markimit CE dhe dokumentacionit përkatës nga prodhuesi i produktit, që provon se lodra është në përputhje me standardet europiane të sigurisë dhe nuk rrezikon jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

-Lodrat janë raportuar nga sistemi i shkëmbimit të shpejtë të informacionit (RAPEX) i Komisionit Europian, si produkte me përmbajtje të lartë të elementëve toksikë, kancerogjene, etj.

-Lodrat janë raportuar nga vendet e rajonit, si produkte të cilat sipas testeve laboratorike rezultojnë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

Testimet laboratorike të kryera në mostrat e lodrave të marra në 34 importues i janë vënë në dispozicion operatorëve ekonomikë brenda afateve ligjore të parashikuara në ligjin për inspektimin.

Shkatërrimi i produkteve lodra u realizua në përputhje me legjislacionin për mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore dhe legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit, si dhe në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit dhe Bashkinë Tiranë.

ISHMT nënvizon faktin se substancat toksike, elementët alergjenë, mutagjenë dhe kancerogjenë mbartin rrezik real për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut u bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në tregun e importit dhe tregtimit të produkteve lodra, që të të zbatojnë legjislacionin, i cili është tërësisht i transpozuar dhe në përputhje me standardet europiane për prodhimin, importin dhe tregtimin e produkteve lodra.

Inspektimet në tregun e importit dhe tregtimit të produkteve lodra do të vijojnë edhe në bashkëpunim me autoritetet doganore, për të garantuar zbatimin e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve ekonomikë.

g.kosovari

Next Post
Soreca në ceremoninë e betimit të 10 prokurorëve të rinj: Jeni e ardhmja, zbatoni reformën në drejtësi

Soreca në ceremoninë e betimit të 10 prokurorëve të rinj: Jeni e ardhmja, zbatoni reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In