• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ua pa njeri hajrin, por sherrin”/ Rama për bashkitë demokrate: Shkodra ‘dergjet’ nga plehrat, Tropojën e morëm për…!

by Java News
08/05/2023 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Peqin, ironizoi opozitën dhe kandidatët e saj. Kreu i socialistëve tha se zgjedhjet e 14 majit janë më të rëndësishme se sa zgjedhjet lokale, pasi janë për të ardhmen. Po ashtu ai nuk nguroi që të krahasonte kandidatin e tij socialist me një kalë që do të duhej të tërhiqte një karrocë.

Po ashtu Rama u ndal dhe te bashkitë që drejtohen nga demokratët, si ajo e Shkodrës, që sipas tij dergjet në plehra. Ndërkohë, për bashkinë e Tropojës ai tha se ishte marrë nga socialistët për shkak të bojkotit të demokratëve në zgjedhjet e 2019-ë.

“Qytetarët e këtij vendi, nga veriu në jug, të votojnë kandidatët tanë më 14 maj. S’besoj se është nevoja të them shumë fjalë për kandidatin tonë, Roshin. Ju e njihni, ai është prodhim bio i Peqinit. ka lindur dhe është rritur këtu dhe ka punuar këtu. Roshi e ka pasur dhe drejtimin e një institucioni të rëndësishëm në një moment delikat kur kemi bërë atë reformë të rëndësishme në sektorin e energjisë. Ia ka dalë që të bëjë atë që duhet dhe të fitojë respektin e duhur. Zgjedhjet e 14 majit, për hir të së vërtetës shkon përtej kandidatëve. Është zgjedhje për të ardhmen, për marrëdhëniet mes pushtetit vendor dhe qeverisë. Asnjë komunitet nuk do të mund të shkojë përpara siç dëshiron. E kemi parë në të gjithë rrugëtimin tonë të këtyre viteve, se sa e vështirë bëhet për bashkitë, komunitetet, kur drejtimi i tyre është në duart e atyre që për hir të së vërtetës, që nga 92-shi, asnjëherë, askund, kur iu është dhënë besimi i njerëzve, s’kanë mundur që të bëjnë një ndryshim që sot të tregojnë se sa mirë e kanë bërë.

Atje ku kanë drejtuar, komuniteti s’ua ka parë hajrin, por sherrin, probleme dhe degradim. Shembulli i saj është Shkodra, e cila që nga 92, drejtohet prej tyre. Një qytet i bekuar si asnjë tjetër, që i ka pasuritë e dhuruara nga zoti pa asnjë hesap, që nga Alpet, deri te deti nën këmbë. Por është bashkia me papastërti të madhe. Ndërsa një shembull tjetër për dallimin e madh kur vota e komunitetit shkon andej ose vjen këtej, është Tropoja. Edhe në këtë qytet, deri në 2019-ën s’patëm shansin që të drejtonim aty.

Në 2019-ën për shkak të bojkotit e morëm Tropojën për ta drejtuar ne. Për Tropojën, është bërë falë dhe me mbështetjen e qeverisë, më shumë se 44 vitet e mbledhura bashkë. Ne dimë se si mund t’i ndryshojmë qytetet. Sot jemi në momentin e rritjes së pagave. Mësuesit, mjekët, infermierët, kanë filluar të marrin pagat e rritura, që do të rriten deri në vijim, ku paga mesatare do të shkojë deri në 900 euro.”, tha Rama./m.j

Next Post
“Ishim në shtrat, gruaja po bisedonte me Massimo”/ E priti me thikë te hyrja pallatit, Taulant Malaj rrëfen si vrau vajzën e tij dhe italianin! Djali 5-vjeçar…!

“Ishim në shtrat, gruaja po bisedonte me Massimo”/ E priti me thikë te hyrja pallatit, Taulant Malaj rrëfen si vrau vajzën e tij dhe italianin! Djali 5-vjeçar…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

January 25, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Përdorimi i forcës nga opozita tregon mungesën e pushtetit të saj

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

January 25, 2026
“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

January 25, 2026
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

January 25, 2026
Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

January 25, 2026
Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

January 25, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Ishte errësirë ​​dhe ishte vdekjeprurëse”- Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

January 25, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Janar 2026

January 25, 2026
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In