Formacioni humoristik “Stupcat”, me i njohuri e më i pëlqyeri në Kosove, po rikthehen sërish si dikur.
Projekti më i ri i “Stupcave”, është një DVD e titulluar “Si dikur”, e cila përmban në vete gjashtë skeçe humoristike, që pritet të godasin,shkruan Kosovarja.
Në këtë projekt të “Stupcave”, do të ketë edhe pika muzikore nga emra këngëtaresh të afirmuar, si Meda, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Vjollca Haxhiu, Leonora Jakupi, Ermal Fejzullahu, Sinan Hoxha…
“Si dikur” lancohet për festën e Bajramit, citon Blic. (b.an)