• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Stuhia në Vlorë shkakton probleme në rrjetin elektrik

by A R
23/07/2018 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj gjatë një interviste për ATSH thekson se reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë, kanë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik të zonës, duke përcaktuar si prioritet rikthimin e energjisë në hidrovorin e Vlorës.

“Për momentin jemi angazhuar në 2 drejtime, në risjelljen e energjisë elektrike në hidrovorin e qytetit të Vlorës dhe zonës së Radhimës, për shkak të erërave të forta që kanë rrëzuar pemë mbi telat e tensionit të lartë dhe gjendjes së katamaranëve që kanë dalë në zonën e Karaburunit që po menaxhohet nga kapitaneria e portit të Vlorës”, – theksoi prefekti Mamaj.

Duke u ndalur tek angazhimi i forcave për përballimin e kësaj situate, prefekti theksoi se për momentin ndërhyrja e Forcave të Armatosura nuk është e nevojshme, por institucioni i Prefekturës së bashku me bashkinë e Vlorës, OSHEE-në dhe kapitenerinë e këtij qyteti, janë në ndjekje të situatës.

“Jemi të angazhuar me bashkinë e Vlorës kryesisht, me OSHEE-në dhe me kapitenerinë e portit, në këto tre drejtime dhe jemi në kontakte të vazhdueshme. Deri tani nuk kemi patur probleme serioze, por po kërkojmë që të risjellim energjinë në hidrovorin e qytetit dhe në spitalin rajonal, të cilët për shkak të erërave të forta janë pa drita dhe për riparimin e këtij defekti janë angazhuar grupe nga OSHEE e Fierit dhe e Vlorës”, – përfundoi ai.

Nga stuhia e fortë që përfshiu Vlorën janë shkaktuar një sërë dëmesh në strukturat e lehta metalike. /b.d

Next Post
Sugjerimi i britanikëve: Në shtator vizitoni ‘Bjeshkët e Namuna’ të Shqipërisë

Sugjerimi i britanikëve: Në shtator vizitoni 'Bjeshkët e Namuna' të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In