Reshjet e shumta shiu, shoqëruar me erëra të forta në fshatrat e Bashkisë së Maliqit dhe jo vetëm kanë sjellë mbrëmjen e kësaj të shtune probleme me furnizimin me energji. Më konkretisht kanë mbetur pa drita fshatrat të Njësive Administrative Vreshtas, Libonik dhe 5 fshatra të Njësisë Administrative Gore.
Me probleme paraqiten edhe fshatrat të Njësisë Administrative Dardhas në Bashkinë e Pogradecit.
Ndërkohë që shkëputje të energjisë elektrike ka pasur edhe në fshatra të tjerë të Fushës së Korçës dhe Maliqit. Burime bëjnë me dije se këto problem kanë ardhur si pasojë edhe të shkarkimeve. Specialistët e OSHE-së dhe ato të Operatorit të Transmetimit janë në gatishmëri, pasi ka pasur edhe stakime në nënstacione nga vetë punonjësit për shkak të ngarkesave për të mos pasur probleme me linjat e tensionit të ulët dhe të mesëm.