Nga Durrësi Kryeministri ironizoi opozitën për akuzat se qeveria dështoi në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq, gjë që sipas tij po ndodhë në Greqi dhe po ashtu në Spanjë. Rama e pyeti edhe kryefamiljarin për ndonjë këshillë lidhur me këto akuza, kurse ai i përgjigjet me një shprehje.
Kryeministri u është përgjigjur dhe akuzave të opozitës, se po bëhet propagandë me procesin e rindërtimit. Edhe pse KQZ-ja ka gjobitur kryebashkiakun Veliaj për përurimet e shtëpive të reja Rama tha se duhet të shkojë dhe t’i publikojë këto inspektime për t’u treguar njerëzve që do t’u ndërtohet shtëpia se ndryshe ata s’kanë si ta marrin vesh.
Teksa ka inspektuar disa shtëpi të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit në fshatin Rrashbull në Durrës Kryeministri Edi Rama ka thënë se procesi i rindërtimit vijon dhe numri i familjeve në çadra po zbret.
Në fund kryeministri ndërsa inspektoi një tjetër shtëpi, ku bëri një foto me familjarët ndërsa nuk la pas as batutat pasi e quajti veten “hudhra që prish syrin e keq”.
/a.r