Përkeqësimi i motit dhe erërat e forta kanë sjellë dhe pasojat e para në disa qytete në Shqipëri, dhe sidomos në ato bregdetare.
Fillimisht u raportua për një situatë kaotike nga qyteti i Vlorës, ku era kapi shpejtësinë 160 km në orë. Pemë të shkulura, degë të thyera, dhe dallgë të mëdha, kështu u paraqit situata në qytetin e Vlorës.
Por furtuna ka prekur edhe një tjetër qytet bregdetar. Bëhet fjalë për Durrësin, i cili duket në një gjendje mjaft të rëndë nga egërsimi i detit.
Dallgët e mëdha kanë shkatërruar çdo gjë rreth vijës bregdetare./a.m.










