Ashtu si antisemitizmi ia doli synimit të vet me judaizimin e “johebrenjve” në vendet ku ishin zhdukur të gjitha gjurmët e pranisë hebraike, ose ku ishin reduktuar në një grusht njerëzish – ashtu ka ndodhur me shumë popuj dhe grupe – qe kane pasur dëshire për të qenë hebrenj. Kjo po shndërrohet në diçka konkurruese ne vendet ku njerëzit luftojnë të marrin privilegjin e të qenët popull i zgjedhur.
Në përgjithësi, mund të shquhen dy lloje të mëdha të antisemitizmit: fetar, me frymëzim të krishterë, që akuzon popullin e Moisiut për vrasjen e Krishtit dhe që ngulmon në gabimin e tyre pas shpalljes evangjelike; dhe ai nacionalist, që denoncon pakicat të pashtet, si burim të mosndëshkimit, që në fakt është paragjykuese për qenien e kombit, shkruan Koha Ditore.
Një i tretë, trend më befasues antisemitizmi u është shtuar këtyre kundërshtimeve tradicionale në gjysmën e dytë të shekullit njëzet: zilia ndaj hebreut si viktimë, modeli i përkryer i fatit të keq.
Kështu, hebreu shndërrohet në model dhe pengesë njëherazi, uzurpon pozicionin e popullit që meriton të gjitha të drejtat që u atribuohen zezakëve, palestinezëve, serbëve, rusëve, polakëve, ato të drejta që burojnë prej revolucionit francez e të tjera, përgatiti Koha. (b.an)