Gjatë replikave dje në Kuvend, Sali Berisha përmendi Paktin Detar duke e mbrojtur atë.
Por mes dokumentave të sekuestruara gjatë hetimit mbi përgjegjësitë e zyrtarëve që kanë nënshkruar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009, është edhe një dokument i një studioje ligjore të huaj.
Studioja e njohur ligjore ndërkombëtare Dewey and LeBoeuf LLP, në janar të vitit 2011 në një “Memorandum për MPJ të Republikës së Shqipërisë lidhur me kufirin detar me Greqinë”, arrinte në konkluzionin që: “zor se ndonjë vendim i drejtësisë ndërkombëtare mund të ishte më i keq për Shqipërinë se sa vija mesore strikte, e marrëveshjes së 2009-s”.
Pra, edhe vetë konsulenca e kërkuar nga nga qeveria Berisha, e kritikonte marrëveshjen detare. /tema/b.d










