Ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme është shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë Instituti për Vlerësime Shëndetësore në SHBA i cili ka zbuluar se presioni i lartë i gjakut, për të cilin është shkaktar obeziteti, është shkaku më i madh i vdekjeve të parakohshme në botë.
Dhe, ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme në përgjithësi, e karakterizuar me konsum të lartë të mishit të kuq dhe pijeve me sheqer, kanë kontribuar në më shumë vdekje se çdo faktor tjetër, për shkak se këto ushqime kontribuojnë në sëmundje të zemrës, infarkt dhe diabet.
Të dhënat nga 108 vende nga viti 1990 deri më 2013 u përdorën për studim, dhe numri i faktorëve të rrezikut në vdekje të parakohshme ishte rritur nga 67 në 79, si pasojë e favorizimit të dietave të pashëndetshme.









