• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi: Si ndikon grupi i gjakut te koronavirusi, ja njerëzit që preken më rëndë

by A R
09/06/2020 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas studimeve të fundit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e terapive të ndryshme me ilaçe.

Për një kohë të gjatë fokusi i hulumtimeve lidhur me COVID-19 ishte i përqendruar tek pacientët e rrezikuar për shkak të moshës, pirjes së duhanit apo sëmundjeve të caktuara. Tani studiuesit po ndjekin një shteg tjetër në labirintin e Coronës.

Grupi i gjakut në fokus

Pas krahasimit të ADN-së dhe të grupeve të ndryshme të gjakut të pacientëve të infektuar me virusin Corona studiues gjermanë dhe norvegjezë kanë konstatuar se grupi i gjakut duket se ka ndikim lidhur me rrjedhën e sëmundjes COVID-19.

Studiuesit analizuan të dhënat e 1,610 të infektuarve nga epiqendrat e infektionit në Itali dhe Spanjë, ku virusi pati pasoja të ashpra. Pacientët ishin nga Milano, Monza, Madridi, San Sebastiani dhe Barcelona dhe kishin pasur një rrjedhë të rëndë të infektimit, disa madje nuk arritën të mbijetonin.

Sipas përfundimeve paraprake të studimit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Konkretisht: njerëzit me grup gjaku A duket se janë veçanërisht të rrezikuar për të pasur një rrjedhë të rëndë të sëmundjes. Në Gjermani këtë grup gjaku e kanë 43 përqind e popullsisë. Njerëzit me grup gjaku A duket se janë dy herë më tepër të predispozuar që të kenë nevojë për oksigjen nëse infektohen me virusin Corona, sesa njerëzit me grup gjakut 0.

Kush e ka grupin e gjakut 0 (zero) duken se është me fat në situatën aktuale, edhe pse dhe personat me grup gjaku 0 (zero) nuk kanë imunitet ndaj infektimit me virusin Corona. Por sipas studimit ata kanë më pak rrezik për një rrjedhë të rëndë të sëmundjes.

Grupet e gjakut B dhe AB nuk janë aq të përhapura prandaj nuk zënë vend të mjaftueshëm në studimin mbi COVID-19 dhe rolin e grupeve të gjakut.

Terapi dhe ilaçe

Nëse rezultatet e studimit konfirmohen, kjo do të ndihmojë edhe në zhvillimin e terapive të ndryshme me ilaçe. Lidhjet mes grupit të gjakut dhe rrjedhës së sëmundjes kanë luajtur rol edhe në rastin e zhvillimit të ilaçeve për sëmundje të tjera.

Për shembull në rastin e malaries shkencëtarët kanë konstatuar se njerëzit me grup gjaku 0 (zero) rrallë preken rëndë nga malarja dhe kanë një rrjedhë të rëndë të kësaj sëmundjeje. Nga ana tjetër edhe grupet e tjera të gjakut e mbrojnë trupin e njeriut nga sëmundje të ndryshme. Kështu grupi i gjakut A e mbron trupin nga sëmundja e murtajës./DW

Next Post
Mbajtja e dorezave gjatë pandemisë, “kujtohet” pas tre muajsh OBSH: Janë të dëmshme!

Mbajtja e dorezave gjatë pandemisë, "kujtohet" pas tre muajsh OBSH: Janë të dëmshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In