• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi që tronditi botën e psikiatrisë!

by Java News
08/07/2018 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë viteve 1960, një sërë specialistësh të njohur si ‘’antipsikiatër’’ sfiduan parimet themelore të psikiatrisë. Ky grup jozyrtar psikiatrish, psikologësh dhe punonjësish socialë pretendonin se psikiatria është një model mjekësor i trajtimit të shëndetit mendor, megjithatë, diagnozat e saj nuk bazohen te simptomat fizike. Po ashtu, metodat e saj të kurimit, përgjithësisht, nuk i marrin parasysh nevojat dhe sjelljet e pacientit.

Në vitin 1973, Dejvid Rozenheni kreu një studim në terren, në SHBA, që vëzhgonte vlefshmërinë e diagnozave psikiatrike. Ai doli në përfundimin dramatik se në spitalet psikiatrike nuk i dallon dot njerëzit normalë nga të sëmurit psikikë.

Në pjesën e parë të studimit, Rozenheni mblodhi një grup prej tetë vetash të shëndetshëm mendërisht (përfshirë edhe veten), që i paraqiti si “pseudopacientë”.

Ai kërkoi grupit që të bënin një përpjekje me qëllim që t’i pranonin si pacientë në spitale të ndryshme psikiatrike, fillimisht duke u telefonuar spitaleve që t’u linin një takim. Kur shkonin në zyren e pranimit, ata ankoheshin se dëgjonin një zë të panjohur në kokë, që nuk ishte i qartë, por që thoshte fjalë, si ‘’bosh’’ dhe ‘’zhurmë e mbytur’’.

Kjo do të thoshte se ata kishin ndjesinë se jeta është pa kuptim. Pastaj i udhëzuan të jepnin emra dhe profesione të rreme, kurse për të tjerat mund të tregonin historitë e tyre të vërteta.

Si përfundim, të gjithë pseudopacientët u pranuan në spital me diagnozën e skizofrenisë, pavarësisht se nuk shfaqnin as edhe një simptomë të atij çrregullimi. Ata qëndruan në spital rreth 19 ditë dhe gjatë kësaj kohe u sollën si njerëz normalë dhe mbanin shënime të hollësishme nga përvojat e tyre. Që të bindej se si mund të interpretohej një sjellje fare normale si një sëmundje psikike, Rozenheni zbuloi një koment të përbashkët në kartelat e tyre mjekësore: ‘’Pacienti merret me shkrime’’.

Vetë ‘’pacientët’’ e përshkruan përvojën e tyre në spital si gjendje depersonalizimi dhe pafuqie. Në shënimet e tyre thuhej se koha mesatare që shpenzonin në ditë me personelin mjekësor ishte më pak se shtatë minuta. Edhe pse nuk u pikasën nga personeli i spitalit, pacientët e tjerë nuk i besonin, madje i sulmonin duke thënë: ‘’Ti nuk je i çmendur, Je gazetar që po kontrollon spitalin’’.

Ta vlerësosh të sëmurin psikik si të shëndetshëm!

Në pjesën e dytë të studimit, Rozenheni, qëllimisht keqinformoi personelin e një spitali psikiatrik (që kishin dijeni për studimin e parë) duke u thënë se, disa nga pseudopacientët do të përpiqeshin të regjistroheshin në spital dhe atyre iu kërkua që ta vlerësonin çdo pacient të ri, duke menduar se mund të ishte një pseudopacient. Nga 193 pranime të reja të vërteta, 41 u gjykuan si të dyshimta, të paktën nga një anëtar i personelit, ndërsa 23 u vlerësuan si pseudopacientë, të paktën nga një psikiatër.

Puna e Rozenhenit ndezi një debat të nxehtë dhe bëri që shumë spitale psikiatrike të merrnin masa për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve.

/b.d

Next Post
Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin, pranga shoferit në Elbasan

FOTO / 'Benzi' hipën mbi trafikndarëse në Tiranë, merr përpara makina e pemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In