• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Studimi që nxjerr blof OBSH: 100% e pacientëve të infektuar me COVID-19 prodhojnë antitrupa

by Ardit Rada
30/04/2020 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse në sasi të ndryshme, pacientët e shëruar nga Covid-19 prodhojnë antitrupa ndaj virusit. Ky është një lajm i mirë sepse e bën të besueshëm diagnozën serologjike dhe, nëse antitrupat janë mbrojtës, premton rritjen e imunitetit. I pari që ka nxjerrë lajmin ka qenë virologu Roberto Burioni që bëri postim në Twitter, ndërsa të dhënat konkrete janë gjetur nga shkencëtarët në Universitetin e Mjekësisë Chongqing, Kinë.

“Një artikull që tregon se të gjithë pacientët pjesëmarrës në këtë studim, të cilët janë shëruar nga Covid-19, kanë prodhuar antitrupa. Brenda 19 ditëve nga fillimi i simptomave, 100% e pacientëve janë testuar pozitivë për imunoglobulinën G antivirale G (IgG), lloji i antitrupave që zakonisht janë përgjegjës për mbrojtjen afatgjatë kundër një agjenti mikrobik,” shprehet pedagogu i virologjisë Guido Silvestri nga Universiteti Emory në Atlanta. Gazeta “Si”, hulumtoi lidhur me studimin (kliko për studimin e plotë) të cilit po i referohen sot e gjithë elita mjekësore.

Autorët tregojnë se antitrupat kundër koronavirusit prodhohen gjatë infeksionit ose në ekspozimin ndaj antigjeneve të huaj dhe mbrojnë në afat të gjatë trupin kundër mikroorganizmave.

Sipas autorëve, tani për tani mund të konkludohet se “testet serologjike mund të jenë të dobishme për diagnostikimin e pacientëve të dyshuar “Covid” me rezultate negative Rt-Pcr (tampona, ed) dhe për identifikimin e infeksioneve simptomatike.

“Studimi është i rëndësishëm”, nënvizon virologu italian që jeton në SHBA, pasi konfirmon që sistemi ynë imunitar tregon një përgjigje të antitrupave kundër virusit. Përgjigja që, sipas të gjitha gjasave, na mbron që të mos të na kthehet sëmundja.

Sipas Silvestrit, ende nuk mund ta dimë se sa mund të zgjasë kjo përgjigje, por precedentët me viruse të ngjashme tregojnë se imuniteti i njerëzve mund të zgjasë nga 12 deri në 24 muaj.

Studimi i përhapur më shumë shpejtësi në të gjitha qarqet shkencore në botë, hedh poshtë edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila gjatë gjithë kohës së pandemisë bënte thirrje që njerëzit të qëndronin të mbyllur në izolim, edhe në e kishin kaluar Covid-19. Vetëm 10 ditë më parë OBSH deklaronte se “vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale, mbase 2% ose 3%, duket se kanë antitrupa në gjak nga ata që janë infektuar me Covid-19”. Më datë 21 prill, Gazeta “Si” raportoi se OBSH shprehej që imuniteti i tufës është ende larg.

“Lehtësimi i kufizimeve nuk do të sjellë fundin e epidemisë në asnjë vend,” do të thoshte drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për mediat në Gjenevë. Deklarimet e tij lidheshin me debatin mbi testimin serologjik, i cili në vendet që është përdorur masivisisht, synon të zbulojë se sa e madhe është pjesa e popullsisë që është infektuar dhe a ka zhvilluar antitrupa ndaj tij. Por, OBSH sugjeronte që numri i tyre që kanë imunitet është i ulët. “Të dhënat e hershme sugjerojnë që një përqindje relativisht e vogël e popullsisë mund të ketë krijuar antitrupa”, tha Tedros. “Jo më shumë se 2% -3%”.

Edhe 5 ditë më pas, më datë 26 prill, Gazeta “Si” citonte Organizatën Botërore të Shëndetësisë që shprehej se “nuk ka prova që njerëzit që janë shëruar prej Covid-19, të jenë më pas të mbrojtur nga një infeksion i dytë nga koronavirusi”. OBSH i paralajmëronte qeveritë që mos të lëshojnë “pasaporta imuniteti” ose “çertifikata pa risk” ndaj njerëzve që janë infektuar. Kjo pasi saktësia e këtyre dokumenteve – sipas OBSH – nuk është e garantuar. “Madje praktika mund të rrisë rrezikun e vazhdimit të përhapjes së virusit pasi njerëzit që janë shëruar mund të injorojnë këshillat e masave paraprake për të bërë kujdes ndaj infektimit me virus”, shprehej OBSH.

/e.rr

 

Next Post
Zyrtari i FIFA-s ngre alarmin: Kupa e Botës rrezikon shtyrjen

Zyrtari i FIFA-s ngre alarmin: Kupa e Botës rrezikon shtyrjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In