• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Studimi: Pragu i minimumit jetik në vend është 16 mijë lekë

by Java News
26/10/2016 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të plotësuar nevojat bazë përgjatë një muaji, një individ ka nevojë për të pakën 16 mijë lekë. Ky është pragu që na ndan me varfërinë, i njohur ndryshe si kufiri i minimumit jetik i dalë nga një studim i realizuar nga Avokati i Popullit në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER).

MINIMUMI JETIK

Sipas studimit, një person për të përmbushur nevojat elementare ka nevojë për 16 mijë lekë, nga këto 7089 lekë janë për shpenzimet ushqimore të llogaritura mbi bazën e kalorive të nevojshme për t’u marrë në një ditë dhe kostos që ato kanë dhe pjesa tjetër, përkatësisht 8913 lekë, shërbejnë për të mbuluar shpenzimet e tjera, ku bëjnë pjesë ato për transport, për të paguar ujin, dritat, shpenzimet për arsimimin, veshjet etj.

“Është një raport 45% me 55%, konkretisht 45% zënë shpenzimet e shportës dhe pjesën tjetër shpenzimet joushqimore. Në këto kushte, ne kemi një nivel minimum jetik që është 16 mijë lekë për frymë në muaj. Kjo është shuma e nevojshme për të përballuar nevojat bazë”, tha Zef Preçi, drejtues i ACER, dje gjatë prezantimit të studimit “Llogaritja e minimumit jetik”.

PENSIONET DHE PAGA

Pavarësisht kërkesave për të shpallur zyrtarisht nivelin e minimumit jetik, duket se Qeveritë kanë zgjedhur rrugën më të thjeshtë, atë të shmangies apo mbylljes së njërit sy. Kjo jo pa qëllim, duke qenë se miratimi i pragut të ri do të shtronte nevojën për rishikim të disa skemave, siç janë ajo e pensioneve, e ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë apo pagës minimale.

Minimum jetik do të shërbente si referencë, për rrjedhojë pensionet apo pagesat e tjera që aplikohen sot nuk do të ishin në këto vlera, por shumë herë më të larta. Këtë shqetësim e ngriti edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.

“Nga analiza krahasimore mes nivelit të minimumit jetik me atë të pagës minimale, pensionit minimal dhe atij social, ndihmës ekonomike, pagesës së papunësisë dhe pagesës së paaftësisë në vend, evidentohet lehtësisht se këto pagesa janë nën kufirin e minimumit jetik. Për këtë arsye, rekomandohet që në vitet që vijnë, në përputhje me mundësitë që do t’i krijohen buxhetit të shtetit, të gjithë treguesit e përmendur të kenë prirje përafrimi deri në përputhjen e plotë me vlerën e minimumit jetik, me synim për t’u ofruar individëve përfitues të pagesave sociale një jetesë me dinjitet”, tha Totozani.

Studimi i realizuar për vitin 2015 i parashtrohet Qeverisë si alternativë për zyrtarizim. Në 2011-n, pra 5 vite më parë, u prezantua një studim i ngjashëm, por minimumi jetik i llogaritur asokohe ishte rreth 15 mijë lekë.

Ndërkohë në rrugë zyrtare, e fundit iniciativë e ndërmarrë ka qenë ajo në 2001-shin, ku minimumi jetik doli 7900 lekë. Por në asnjë rast nuk u gjet terren. Nismat mbetën në hije. Studimi i fundit është kambana e radhës që synon të mos bjerë në veshë të shurdhër.

EFEKTET

Përllogaritja e minimumit jetik zyrtar ka një ndikim të drejtpërdrejtë te paga minimale zyrtare, e cila përfaqëson dhe pikënisjen mbi të cilën llogariten pagat si në sektorin publik, edhe në atë privat. Ekspertët argumentojnë se paga minimale duhet të rritet pasi ajo lidhet direkt me pensionet, punësimin e papunësisë, pagesën e paaftësisë e të tjera përfitime, të cilat po rrisin nivelin e varfërisë.

tab1

Nga ana tjetër, edhe pensionet janë nën kufirin e minimumit jetik. Në studim shtrohet nevoja e rritjes së pensionit social për të pasiguruarit nga 6750, që është aktualisht, në 16 mijë lekë.

“Duke marrë në konsideratë se pensioni minimal nuk është i mjaftueshëm për të arritur nivelin e minimumit jetik, një tjetër mundësi është që të moshuarit të ndihmohen nëpërmjet subvencionimit të energjisë elektrike, telefonisë fikse, transportit, nëpërmjet sigurimit të strehimit etj.”, thuhet më tej në studim.

Përveç kësaj, kërkohet po ashtu ndërhyrja tek asistenca sociale, pagesa e papunësisë dhe pagesa e paaftësisë, duke qenë se janë në vlera mbi minimumin jetik./panorama/a.k

Next Post
Gruaja më e vjetër në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë

Gruaja më e vjetër në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In