• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(STUDIMI) Obeziteti/ Shqiptarët renditen nga më elegantët në Ballkan

by Java News
20/06/2017 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
18.1% e popullsisë shqiptare vuan nga obeziteti, sipas të dhënave të fundit të 2014-s nga CIA World Fact Book. Rritja e ndërgjegjësimit vitet e fundit dhe rikthimi tek ushqimet e shëndetshme ka bërë që shqiptarët të bëhen më elegantë.

Në 2008-ën përqindja e popullsisë shqiptare që ishte mbipeshë përllogaritej rreth 21.3, duke shënuar në këtë mënyrë për 6 vjet një rënie prej 3.2 pikë përqindje.

Në krahasim me rajonin e Ballkanit, Shqipëria ka normën më të ulët të popullsisë mbipeshë. Vendin e parë në rajon për sa i përket normës së obezitetit e mban Turqia, me rreth 30% të popullsisë mbi peshë, ndjekur nga Bullgaria dhe Kroacia me 25.6% të popullsisë.

Nga 174 shtete në total në këtë renditje (nga më të shëndoshët te më elegantët), Shqipëria ndodhet në vendin e 94 (shiko tabelën në fund).

Indeksi i Masës Trupore (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25 tregon mbipeshë, mbi 30 tregon obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik.

Sipas specialistëve, faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja.

Ushqimi i tepërt ndodh si rezultat i marrjes në sasi të tepërt të ushqimeve hiperkalorike e me shumë yndyra. Mbiushqyerje e një individi konsiderohet kur ai është mbipeshë ose i dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet që në fëmijëri, probleme psikologjike dhe sociale si: humbje të vetëvlerësimit, irritim, probleme të përqendrimit në shkollë, deri në vonesë në rritje dhe zhvillim, stres dhe pagjumësi e madje ulje të jetëgjatësisë.

Në moshë më të rritur, pasojat mund të jenë: diabet i tipit 2, sëmundje të zemrës dhe venave të gjakut, hipertension, rritje të yndyrave në gjak dhe sëmundje të tjera.

Aktualisht ka ndryshuar mënyra e ushqyerjes së popullatës e sidomos ndodh shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjike, por të varfra në elementet e domosdoshme ushqyese, p.sh. pije të ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast-food etj.

Në Shqipëri, situata karakterizohet nga kombinimi i ushqyerjes së pakët, të theksuar mes grupeve të brishta si femrat shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël në zonat e largëta, ku sigurimi i ushqimit është i kufizuar dhe mundësitë për të siguruar jetesën janë të pakta, dhe nivelet në rritje të ushqyerjes së tepërt, sidomos mes grupeve urbane tek të cilat konsumi i ushqimeve të përpunuara po rritet, ndërkohë që aktiviteti fizik vjen në ulje.

Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980, duke marrë përmasa epidemike.

Në 2015-n, mbipesha preku afërsisht 2.2 miliardë njerëz, e barasvlershme me 30% të popullsisë botërore, sipas studimit. Thuajse një e treta e popullsisë së botës është obeze apo mbipeshë.

4 milionë njerëz vdiqën si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti, kanceri dhe të tjera sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me peshën e shtuar në 2015-n, duke e rritur kështu peshën e vdekjeve që lidhen me obezitetin me 28% nga 1990, sipas kërkimeve.

Gati 108 milionë fëmijë dhe më shumë se 600 milionë të rritur janë cilësuar si obezë, duke pasur një indeks të masës trupore (BMI) mbi 30, citohet në kërkimin që është shtrirë në 195 vende.

Ndërkohë, thuajse 800 milionë njerëz, ndër ta 300 milionë fëmijë, shkojnë në shtrat të uritur për çdo mbrëmje, sipas Kombeve të Bashkuara.

Dieta e varfër dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë të numrit në rritje të njerëzve mbipeshë, thonë ekspertët.

Urbanizimi dhe zhvillimi ekonomik kanë rritur normën e obezitetit edhe në vendet e varfra, ku një pjesë e popullsisë nuk ka mjaftueshëm se çfarë të hajë, duke qenë se njerëzit po ndërrojnë vaktet tradicionale, të pasura me perime, me ushqim të përpunuar.

Njerëzit gjithnjë e më shumë po konsumojnë ushqime të përpunuara, të cilat janë të pasura me sheqerna dhe yndyra dhe po kryejnë më pak ushtrime fizike.

Në botë, shtetet me obezitet më të lartë janë Katari, Kuvajti, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, që e kanë indeksin e obezitetit 35-40%.

Në vendet me stil të ngjashëm ushqyerje me ne, më të shëndoshët janë në Turqia (29.4%), Bullgaria (25.6%), Kroacia (25.6%) , Greqia (25.10%), Mali i Zi (21.40%), Serbia (20.80%), Bosnjë dhe Hercegovina (19.20%), Shqipëria (18.10%).

Shtetet, popullsia e të cilëve është ndër më elegantet në botë janë kryesisht në Azi, si Japonia, që ka vetëm 3.5% të popullsisë obeze, Vietnami (3.50%) Koreja e Veriut (2.5%), Afganistani (2.4%) etj.

Shteti më elegant në botë është ishulli i Limorit Lindor, afër Australisë, ku vetëm 1.8% e njerëzve janë obezë.

 

Rajoni Prevalenca e Obezitetit te të rriturit (%)
Turqi 29.40%
Bullgari 25.60%
Kroaci 25.60%
Greqia 25.10%
Mali i Zi 21.40%
Serbi 20.80%
Bosnjë dhe Hercegovinë 19.20%
Shqipëri 18.10%

 

Shteti OBEZITETI  – Norma e mbizotërimit tek të rriturit (%)
1 Qatar 41%
2 Kuwait 38.30%
3 United States 35%
4 United Arab Emirates 34.50%
5 Saudi Arabia 33.70%
6 Barbados 33.20%
7 Trinidad and Tobago 32.30%
8 Andorra 32.10%
9 Libya 31.90%
10 Lebanon 30.80%
11 New Zealand 30.60%
12 Canada 30.10%
13 Australia 29.90%
14 United Kingdom 29.80%
15 Turkey 29.40%
16 Czechia 29.10%
17 Malta 28.70%
18 Chile 28.50%
19 Jordan 28.10%
20 Egypt 27.70%
21 Mexico 27.60%
22 Uruguay 27.60%
23 Lithuania 27.50%
24 Slovakia 27.40%
25 Slovenia 27.40%
26 Cuba 27.20%
27 Tunisia 27.10%
28 Ireland 27%
29 Poland 27%
30 Seychelles 26.90%
31 Jamaica 26.80%
32 Argentina 26.50%
33 Oman 26.50%
34 Panama 26.50%
35 Spain 26.50%
36 Russia 26.20%
37 Suriname 26.10%
38 Hungary 26%
39 Dominica 25.90%
40 Israel 25.80%
41 France 25.70%
42 Bulgaria 25.60%
43 Croatia 25.60%
44 Latvia 25.60%
45 South Africa 25.60%
46 Papua New Guinea 25.50%
47 Belarus 25.20%
48 Greece 25.10%
49 Solomon Islands 25%
50 Iran 24.90%
51 Luxembourg 24.80%
52 Norway 24.80%
53 Grenada 24.60%
54 Cyprus 24.50%
55 Estonia 24.50%
56 Venezuela 24.30%
57 Costa Rica 24%
58 Iceland 23.90%
59 Italy 23.70%
60 Algeria 23.60%
61 Kazakhstan 23.50%
62 Romania 23.40%
63 Dominican Republic 23%
64 Finland 22.80%
65 Germany 22.70%
66 Azerbaijan 22.20%
67 Belgium 22.10%
68 Georgia 22.10%
69 Portugal 22.10%
70 Sweden 22%
71 Guyana 21.90%
72 Netherlands 21.90%
73 Morocco 21.70%
74 Ukraine 21.70%
75 Syria 21.60%
76 Montenegro 21.40%
77 Iraq 21.20%
78 Serbia 21.10%
79 Denmark 21%
80 Switzerland 21%
81 Macedonia 20.80%
82 Colombia 20.70%
83 Belize 20.60%
84 Peru 20.40%
85 Austria 20.10%
86 Brazil 20.10%
87 El Salvador 20.10%
88 Armenia 19.90%
89 Botswana 19.50%
90 Bosnia and Herzegovina 19.20%
91 Mauritius 18.80%
92 Turkmenistan 18.80%
93 Brunei 18.60%
94 Albania 18.10%
95 Ecuador 18%
96 Namibia 16.80%
97 Guatemala 16.40%
98 Honduras 16.30%
99 Equatorial Guinea 16.20%
100 Bolivia 15.80%
101 Gabon 15.80%
102 Moldova 15.70%
103 Mongolia 15.70%
104 Nicaragua 15.50%
105 Paraguay 15.10%
106 Swaziland 14.80%
107 Uzbekistan 14.30%
108 Yemen 14.20%
109 Kyrgyzstan 13.30%
110 Malaysia 12.90%
111 Tajikistan 12%
112 Lesotho 11.90%
113 Cabo Verde 11.70%
114 Ghana 10.90%
115 Haiti 10.70%
116 Sao Tome and Principe 10.60%
117 Congo, Republic of the 9.70%
118 Nigeria 9.70%
119 Cameroon 9.60%
120 Thailand 9.20%
121 Gambia, The 9.10%
122 Mauritania 8.60%
123 Angola 8.50%
124 Djibouti 8.50%
125 Zimbabwe 8.40%
126 Senegal 8.30%
127 Benin 8.10%
128 Cote d’Ivoire 8%
129 China 7.30%
130 Zambia 7.20%
131 Maldives 7%
132 Singapore 6.80%
133 Sri Lanka 6.80%
134 Chad 6.60%
135 Sierra Leone 6.60%
136 South Sudan 6.60%
137 Sudan 6.60%
138 Togo 6.40%
139 Guinea-Bissau 6.30%
140 Korea, South 6.30%
141 Bhutan 5.90%
142 Guinea 5.90%
143 Kenya 5.90%
144 Tanzania 5.90%
145 Comoros 5.80%
146 Liberia 5.80%
147 Indonesia 5.70%
148 Mali 5.70%
149 Burkina Faso 5.20%
150 Pakistan 4.80%
151 India 4.70%
152 Philippines 4.70%
153 Madagascar 4.60%
154 Mozambique 4.50%
155 Central African Republic 4.40%
156 Malawi 4.30%
157 Somalia 3.90%
158 Uganda 3.90%
159 Congo, Democratic Republic of the 3.70%
160 Niger 3.70%
161 Japan 3.50%
162 Vietnam 3.50%
163 Eritrea 3.40%
164 Bangladesh 3.30%
165 Ethiopia 3.30%
166 Rwanda 3.30%
167 Laos 3%
168 Burma 2.90%
169 Cambodia 2.90%
170 Nepal 2.90%
171 Korea, North 2.50%
172 Burundi 2.10%
173 Afghanistan 2.40%
174 Timor-Leste 1.80%
Burimi: Cia World Fact Book, monitor.al

Next Post
Në kërkim për trafik emigrantësh, kapet në Kakavijë polakja 41-vjeçare

Greqia u jep leje emigrantëve për të votuar në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha paraqitet sot në GJKKO për..

Dosja “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha paraqitet sot në GJKKO për..

January 19, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

January 19, 2026
Aksident në Laç, dyshohet se shoferi ishte i dehur/ Plagosen tre të rinj, dërgohen te Trauma

Aksident në Laç, dyshohet se shoferi ishte i dehur/ Plagosen tre të rinj, dërgohen te Trauma

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

January 19, 2026
FOTOT/ Çfarë po ndodh me princin e Monakos, shfaqet me shenja të dukshme në fytyrë.. Albert II merr vëmendjen gjatë takimit me Papën

FOTOT/ Çfarë po ndodh me princin e Monakos, shfaqet me shenja të dukshme në fytyrë.. Albert II merr vëmendjen gjatë takimit me Papën

January 19, 2026
Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

January 19, 2026
U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

January 19, 2026
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Rama mesazh ngushëllimi: Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre

January 19, 2026
Spartak Ngjela: Saliu është një mbeturinë kombëtare, presim të reja nga SPAK mbi procesin e Berishës

Ngjela flet për polemikën Rama-Mitsotakis për trashëgimtarët e Platonit: Grekët erdhën nga Anadolli në Greqi…, aty gjetën shqiptarët

January 19, 2026
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In