• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Studimi në SHBA: Lehtësimi i masave mund të sjellë dyfishimin e viktimave

by Ardit Rada
05/05/2020 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy studime të ndryshme kanë parashikuar se numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dyfishohet pas lirimit të masave të marra për frenimin e epidemisë.

Një model i cituar shpesh nga Shtëpia e Bardhë  parashikon që 134,000 njerëz do të vdesin nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, gati dyfishi i parashikimit të tij të mëparshëm. SHBA ka deri tani më shumë se 60 mijë viktima, duke tejkaluar Italinë.

Modeli, nga Instituti për Metrikat Shëndetësore në Universitetin e Uashingtonit, kishte parashikuar 72.433 viktimave përpara vendimit të shumë shteteve amerikane për hapjen e shumë bizneseve.

Në mënyrë të ngjashme, një model i administratës Trump projekton po ashtu një rritje të rasteve të koronavirus dhe vdekjeve në javët në vazhdim. Ai parashikon deri në rreth 3,000 vdekje të përditshme në SHBA deri më 1 qershor. Gjatë javës së kaluar, rreth 2,000 pacientë të prekur ndërruan çdo ditë jetë në SHBA.

Rritjet e numrit të viktimave janë të lidhura me relaksimin e masave të distancimit social  dhe rritjen e lëvizshmërisë në SHBA. Shtete të ndryshme në të gjithë vendin, përfshirë Floridën, Koloradon, Indianën, Nebraskën dhe Karolinën e Jugut, kanë lehtësuar kufizimet në përpjekje për të shpëtuar ekonominë dhe për të qetësuar banorët e shqetësuar nga izolimi në shtëpi.

Eksperti Christopher Murray thotë për CNN se faktorë të tjerë për rritjen e numrit të viktimave në javët e ardhshme kishin të bënimin me hapjen e fabrikave të përpunimit të mishit në vend. Ai tha se shtetet amerikane duhet të balancojnë veprimet e tyre.

“Unë mendoj se sfida për të gjithë ne është të kuptojmë se cila është trajektorja e matur e relaksimit të masave distancës sociale që do të na mbrojë nga rritja e numrit të të prekurve  apo edhe nga një rikthim i epidemisë,” i tha ai CNN.

Parashikimet sqarojnë se këto rihapje vijnë me rreziqe fatale.

“Është logjikë e thjeshtë,” thotë përfaqësuesja e lartë mjekësore e CNN, Elizabeth Cohen. “Kur u thoni njerëzve se mund të shkojnë në bare, të bëjnë thonjtë, apo të shkojnë në një restorant, të gjithë çlirohen dhe janë më të shkujdesur. Prandaj rastet e reja rriten ndeshëm.”

Ali Mokdad, një profesor i Shkencave të Metrikës thotë se  ka “disa arsye” për rritjen e numrit të viktimave.

“Njëra prej tyre është rritja e lëvizshmëria e shtuar para relaksimit të parakohshëm të masave,” tha ai. Ai tha se variabla të shumta ndikojnë në përhapjen e epidemisë, si nxehtësia, kapaciteti i testimit dhe dendësia e popullsisë, por “më e rëndësishmja është lëvizshmëria”.

“Tani për tani, ne po shohim një rritje të lëvizshmërisë që për fat të keq, çon në një rritje të vdekshmërisë”, tha ai

Covid-9 ka vrarë më shumë se 68,000 njerëz në SHBA dhe ka infektuar më shumë se 1,180,000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Presidenti Donald Trump kishte thënë më herët se priste 65,000 amerikanë të humbin jetën, por të dielën në mbrëmje, ai tha se numri i vlerësuar i vdekjeve shkon deri në 80,000-90,000 njerëz, madje edhe me ruajtjen e distancës sociale.

Shtetet e Bashkuara po luftojnë përhapjen e koronavirusit për rreth shtatë javë, por Presidenti Donald Trump i ka dhënë fund direktivave të qëndrimit në shtëpi që mbyllën pjesën më të madhe të ekonomisë amerikane deri në prill.

Guvernatorë të shumtë shtetesh kanë lehtësuar kufizimet në mbylljen e biznesit pasi hyri maji, duke lejuar sallonet e bukurisë, palestrat, restorantet dhe dyqanet e shitjeve me pakicë të rihapnin dyert, megjithëse me mijëra biznese mbeten të mbyllura.

Scott Gottlieb, ish-komisioneri i agjencisë së ushqimit dhe ilaçeve të administratës Trump tha të dielën se zbutja e masave nuk dështoi, por as funksionoi ashtu siç e prisnim. “Ne prisnim që në këtë pikë të fillonim të kishim rënie më domethënëse të rasteve të reja dhe vdekjeve në të gjithë vendin. Por ne nuk po e shohim këtë”, tha ai.

Gottlieb tha se amerikanët “mund të përballen me perspektivën që 20,000, 30,000 raste të reja në ditë të diagnostikuara të bëhen normalitet i ri”.

/e.rr

Next Post
Koronavirusi/ Linjat e urbanëve në Tiranë synojnë shtrenjtimin e biletës

Koronavirusi/ Linjat e urbanëve në Tiranë synojnë shtrenjtimin e biletës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In