• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi/ A ndjejmë dhimbje para se të vdesim? Publikohen të dhënat

by Java News
16/12/2017 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shumë njerëz i druhen vdekjes, kryesisht për shkak të perceptimit që kanë se mund të ndjejnë dhimbje, apo simptoma të tjera të tmerrshme, teksa momenti po afron. Shpesh besohet se kujdesi paliativ mund të mos e lehtësojë këtë dhimbje dhe shumë vdesin me dhimbje të tmerrshme.

Por në fakt, diçka e tillë është shumë e rrallë. Të dhënat tregojnë se dhimbja dhe simptomat e tjera, si lodhje, pagjumësi apo probleme me frymëmarrjen, në fakt përmirësohen ndërkohë që njerëzit i afrohen vdekjes.

Në një artikull të sajin, përditshmja britanike “DailyMail” shkruan se më shumë se 85 përqind e pacientëve në kujdes paliativ nuk kanë simptoma të rënda në kohën që vdesin.

Të dhënat që vijnë nga një qendër e tillë në Australi, tregojnë se përgjatë dekadës së fundit, ka pasur një përmirësim të dukshëm të lehtësimit të dhimbjes përpara vdekjes.

Janë një sërë faktorësh që luajnë rol në një kujdes paliativ sa më efektiv, si kujdesi ndaj nevojave të pacientit, mjekimet më të mira etj.

Megjithatë, jo të gjithë marrin të njëjtin kujdes në fund të jetës së tyre. Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit në Australi vdesin rreth 160 mijë persona dhe përllogaritet se 100 mijë e këtyre vdekjeve janë të parashikueshme. Megjithatë, vetëm 40 mijë prej tyre marrin kujdes të specializuar paliativ.

Në të gjithë botën përllogaritet se rreth 40 milion persona kanë nevojë për kujdes paliativ, 78 përqind e të cilëve jetojnë në vende me të ardhura mesatare. Vetëm 14 përqind e atyre që kanë nevojë për këtë kujdes arrijnë që ta marrin.

*Çfarë është kujdesi paliativ

Kujdes Paliativ quhet trajtimi gjithëpërfshirës për personat që vuajnë nga sëmundje të cilat janë kërcënuese për jetën, të tilla si: kanceri, çrregullimet progresuese polmonare, neurologjike, renale, HIV/AIDS etj.

Kujdesit Paliativ trajton jo vetëm çështjen e vuajtjes fizike nga sëmundja, por edhe çështje që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet: fiziologjike, sociale, psikologjike e shpirtërore. Kjo është arsyeja që Kujdesi Paliativ nuk kufizohet vetëm në përkujdesjen ndaj të sëmurit, por adreson edhe nevojat e familjarëve dhe të komunitetit që e rrethon.

Next Post
Iniesta: Nuk e dua Neymarin te Reali

Iniesta: Nuk e dua Neymarin te Reali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In