• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi/ Koronavirusi mund të qëndrojë me muaj të tërë në trupin tuaj

by
30/12/2021 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim zbuloi se koronavirusi që shkakton Covid-19 mund të përhapet brenda disa ditësh nga rrugët e frymëmarrjes deri në zemër, tru dhe pothuajse në çdo sistem organesh në trup, ku mund të vazhdojë të qëndrojë për muaj të tërë.

Në një analizë që konsiderohet si më gjithëpërfshirësja deri më sot lidhur me shpërndarjen dhe qëndrueshmërinë e virusit SARS-CoV-2 në trup dhe në tru, shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë (IKSH) në SHBA thanë se kanë zbuluar që patogjeni është i aftë të riprodhohet në qelizat njerëzore edhe përtej traktit respirator.

Rezultatet, të cilat u publikuan në internet të shtunën dhe janë duke u shqyrtuar për botim në revistën shkencore Nature, tregojnë se pastrimi i vonuar viral është një kontribues i mundshëm në simptomat e vazhdueshme që përjetojnë personat që vuajnë nga pasojat afatgjata të Covid. Autorët thanë se të kuptuarit e mekanizmave sipas të cilave virusi vazhdon të qëndrojë në organizëm, së bashku me reagimin e trupit ndaj çdo rezervuari viral, mund të ndihmojë në përmirësimin e kujdesit për ata që janë të prekur nga këto pasoja.

“Kjo është një punë jashtëzakonisht e rëndësishme,” tha Ziyad Al-Aly, drejtor i qendrës së epidemiologjisë klinike në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor të Çështjeve të Veteranëve St. Louis në Misuri, i cili ka udhëhequr studime të veçanta për efektet afatgjata të Covid-19. “Për një kohë të gjatë, ne kemi qenë të paqartë për arsyet pse Covid-i afatgjatë duket se prek kaq shumë sisteme organesh. Ky studim hedh pak dritë dhe mund të ndihmojë në shpjegimin e arsyes pse pasojat afatgjatë të Covid-it mund të prekin edhe njerëzit që kishin një sëmundje akute të butë ose asimptomatike.”

Gjetjet dhe teknikat nuk janë shqyrtuar ende nga shkencëtarë të pavarur dhe kryesisht kanë të bëjnë me të dhënat e mbledhura nga rastet fatale të Covid-it, jo nga pacientët me Covid afatgjatë ose me “pasojat post-akute të SARS-CoV-2”, siç quhet ndryshe.

Gjetjet kontestuese

Prirja e koronavirusit për të infektuar qelizat jashtë rrugëve të frymëmarrjes dhe të mushkërive është e kontestuar, pasi studime të shumta japin prova pro dhe kundër kësaj mundësie.

Studimi i kryer në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë (IKSH) në Bethesda, Maryland, bazohet në marrjen e mostrave të shumtë dhe analizën e indeve të marra gjatë autopsisë së 44 pacientëve që vdiqën pasi u infektuan me koronavirus gjatë vitit të parë të pandemisë në SHBA.

Ngarkesa e infeksionit jashtë traktit respirator dhe koha e nevojshme për të pastruar virusin nga indet e infektuara nuk përcaktohen mirë, veçanërisht në tru, shkroi Daniel Chertow, i cili drejton seksionin e patogjenëve në zhvillim në IKSH, bashkë me kolegët e tij.

Grupi zbuloi ARN të SARS-CoV-2 në pjesë të shumta të trupit, duke përfshirë zona në të gjithë trurin, pas plot 230 ditësh nga shfaqja e simptomave të para. Kjo mund të shkaktojë infektimin me grimca të dëmtuara të virusit, i cili është përshkruar në infektimin e vazhdueshëm me virusin e fruthit, thanë ata.

“Ne nuk e kuptojmë plotësisht Covid-in afatgjatë, por këto ndryshime mund të shpjegojnë simptomat e vazhdueshme,” tha Raina MacIntyre, profesore e biosigurisë globale në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor në Sidnei. MacIntyre nuk ishte pjesë e këtij studimi, për të cilin ajo tha se “ofron një paralajmërim për pakujdesshmërinë lidhur me infektimin masiv te fëmijët dhe të rriturit”./ CNBC

/b.h

Next Post
U rrëzua në greminë me grupin e Alfred Lelës, humb jetën Ndoc Mulaj

U rrëzua në greminë me grupin e Alfred Lelës, humb jetën Ndoc Mulaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In