• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi kinez: Si një grua asimptomatike infektoi 71 të tjerë nëpërmjet ashensorit

by A R
17/07/2020 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i ri në Kinë ka treguar se si një grua e prekur me Covid-19, por pa simptoma, infektoi 71 persona të tjerë.

Gruaja e quajtur me emrin pacientja A0 në studim, kishte mbërritur në provincën Heilongjiang të Kinës, nga Shtetet e Bashkuara më 19 mars. Ajo iu nënshtrua një tamponi dhe doli negative, dhe u fut në karantinë, por bëri një gabim: përdori ashensorin.

Një fqinj i saj i quajtur me emrin pacienti B1.1 në studim, përdori gjithashtu ashensorin, duke u infektuar me Covid-19, por pa e kuptuar diçka të tillë. Nëna e tij dhe një i afërm tjetër e kaluan natën te shtëpia e tij, por dhe ato u infektuan, nëpërmjet tij.

Në studim, thuhet se më pas këta persona takuan të tjerë të afërm të tyre, duke i infektuar dhe ata. Një prej tyre i quajtur pacienti C1.1 pësoi atak kardiak dhe u shtrua në spital, ku infektoi infermierë e mjekë.

Gjithçka u kuptua pasi atij iu krye tamponi dhe rezultoi pozitiv, e më pas u krye hetimi epidemiologjik i cili shërbeu edhe për këtë studim.

Por, pacienti C1.1 kishte qenë i shtruar edhe më parë në një spital tjetër, dhe aty u infektuan personel mjekësor.

Më 9 prill, autoritetet zbuluan se gruaja, pacientja A0, e cila u kthye nga Shtetet e Bashkuara më 19 mars, ishte pozitive me Covid-19 pasi iu nënshtrua një tamponi tjetër, dhe mësuan se pacienti B1.1 u infektua përmes sipërfaqeve të ashensorit.

Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sekuencoi tërë gjenomin e 21 mostrave, analiza e rezultateve zbuloi se virusi kishte origjinën jashtë vendit dhe se pacientja A0,  asimptomatike, ishte shkaku i infeksionit të të gjithë personave. Prandaj, një person i vetëm ishte në gjendje të infektonte 71 persona pa e kuptuar atë.

“Rezultatet tona tregojnë se si një infeksion i vetëm covid asimptomatik mund të shkaktojë një transmetim të gjerë në një komunitet”, thuhet në studim. Studimi u zhvillua nga shkencëtarët Liu J, Huang J, Xiang D.

Kjo është arsyeja pse masat e vazhdueshme për të mbrojtur dhe izoluar njerëzit e infektuar janë thelbësore për të lehtësuar dhe përmbajtur pandeminë e Covid-19.

/a.r

Next Post
Tragjike në Prishtinë-Shkup, vdesin 3 persona në aksident

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas këmbësoren

TË FUNDIT

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In