• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studimi: Karrigia shkakton më shumë viktima se cigarja

by
09/09/2015 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

sediaStudimi: Karrigia shkakton më shumë viktima se cigarja

Divanet dhe poltronët konsiderohen “duhani” i mijëvjeçarit të tretë: jeta pasive që karakterizon epokën tonë është në fakt një armik i heshtur që, vë në rrezik shëndetin tonë ditë pas dite.

Ajo që lançoi alarmin e fundit kundër përtacisë dhe pasivitetit ishte Nilofer Merchant, në një konferencë të dhënë për TED.

Statistikat për pasivitetin. Merchant prezantoi para publikut një shumë shifrash: Kush punon në zyrë rri ulur 9.3 orë në ditë, të cilave i shtohen dhe 7.7 orë gjumë. Pra 71% e ditës është jo aktive.

Ky lloj jetese rrit me 10% rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë apo kancerin e gjirit, me 6% sëmundjet kardiovaskulare dhe me 7% rrezikun e diabetit të tipit 2.

Të dhënat janë konfirmuar nga një studim i kryer në vitin 2008 nga studiuesit e Spitalit të Bostonit. Nga 60 milionë vdekje që ndodhin në vit në botë, 5.3 janë shkaktuar nga mungesa e lëvizjes, dhe 5.1 milionë nga pirja e duhanit.

Sipas studimit 30% e popullsisë botërore bëjnë jetë sedentare, me më pak se 20 minuta aktivitet në ditë. Nëse bëhet klasifikimi botëror, vijnë Shtetet e Bashkuara me 43% të popullsisë, rusët me 30% dhe europianët me 25%.

“Të kalosh pjesën më të madhe të jetës ulur të duket kaq normale sa për ne nuk përbën problem. Në këtë mënyrë, të ndenjurit ulur është shndërruar në “duhanin” e brezit tonë,” shpjegon Merchant.

Apeli i Merchant për fat të mirë nuk duket se ka rënë në vesh të shurdhër: në SHBA, por edhe në Itali, shumë agjenci po ristukturojnë hapësira të dedikuara zyrave në mënyrë që të punohet dhe në këmbë.

Ec dhe puno. Orë të gjata, ulur rreth një tavoline. Këto mund të zëvendësohen me takime të shkurtra pa karrige ku njerëzit qëndrojnë në këmbë në një park që ndodhet afër zyrës. Për këtë ishin të bindur shumë njerëz, përfshi dhe Steve Jobs dhe tani vazhdojnë ta praktikojnë edhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckenberg si dhe ai i Twitter-it Jack Dorsey. Nuk është nevoja të shkosh në palestër, mjaftojnë 150 minuta në javë, 20 minuta ecje dhe një xhiro me biçikletë.

Next Post

Replika në Komisionin e Jashtëm, Bumçi: Rama kërcënon Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In