Adoleshentët kanë krijuar varësi nga interneti. Por jo vetëm nga argëtimet qe sjell lundrimi në internet.
Një studim i kryer nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik me grupmoshën 15-16 vjeç tregon se 4 për qind e tyre luajnë në lojëra bixhozi.
Bazuar në të dhënat e studimit, djemtë janë ata që luajnë më shumë bixhoz se vajzat. Djemtë e përdorin kryesisht internetin për të luajtur, apo diskutuar në mediat sociale, ndërsa tek vajzat, qëndrimi i tyre në internet është i fokusuar më së shumti tek leximi dhe kërkimi i informacioneve./klan/a.k