• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studimi i ri: 25 minuta ecje në ditë mund t’ju shtojnë 7 vite jetë

by
01/09/2015 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studimi i ri: 25 minuta ecje në ditë mund t’ju shtojnë 7 vite jetë

Studimet e reja tregojnë se ushtrimet fizike vonojnë procesin e plakjes dhe ekspertët sugjerojnë se një ecje në ditë mund të përgjysmojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe të shtojë 7 vite jetë.

Vetëm 25 minuta ecje e shpejtë në ditë mund t’ju shtojnë 7 vite jetë, thonë ekspertët e zemrës.

Studiuesit thonë se ushtrimet e moderuara mund të përgjysmojnë rreziqet e atakut në zemër tek personat e moshës 50-60 vjeç. Kërkimet e reja, të paraqitura në kongresin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë sugjerojnë se ushtrimet e rregullta vonojnë procesin e plakjes.

Studimi gjerman vendosi burra e gra nga mosha 30-60 vjeç në një program ditor ushtrimesh. Ata u zgjodhën sepse deri në atë kohë nuk kishin qenë të rregullt me ushtrimet fizike. Më pas studimi gjurmoi shënjuesit kryesorë të plakjes nëpërmjet analizave të gjakut. Brenda 6 muajve, ata treguan ndryshime në trup, që ndihmuan në riparimin e ADN-së.

Ekspertët thonë se vetëm 25 minuta ecje e shpejtë, ose vrapim i ngadaltë çdo ditë, mund t’ju sjellë vite shtesë shëndet të mirë dhe lumturi.

Sanjay Sharma, profesor i sëmundjeve të trashëguara të zemrës në Fondacionin Universitaro-Spitalor Saint George në Londër, thotë: “Kur ushtrohesh në mënyrë të moderuar, ul rrezikun e vdekjes nga ataket në zemra me 50% kur je në moshën 50-60 vjeç”.

Çdokush duhet të përpiqet të jetojë në bazë të këtyre zakoneve ditore, tha ai. “Ushtrimet ju sjellin 3-7 vite jetë shtesë. Janë anti-depresant i mirë, përmirësojnë funksionin njohës dhe ka prova që vonojnë sëmundje të tilla si çmenduria,” tha kardiologu.

“Ne nuk mund t’i shmangemi procesit të plakjes, por mund ta shtyjmë atë. Mund të dukemi më të rinj kur jemi 70 vjeç dhe të jetojmë deri tek të 90-at. Kardiologët nëpër konferenca thonë që nuk është kurrë vonë për të filluar ushtrimet fizike.

Njerëzit që fillojnë të ushtrohen kur janë 70 vjeç, kanë më pak gjasa të kenë dridhje arteriale, shqetësim në ritmin e zemrës që ndikon në 10% të njerëzve mbi 80 vjeç.

Kërkimet e reja u bënë nga skuadra e ekspertëve të Universitetit Saarland në Gjermani që vuri përballë një programi ushtrimesh, një grup njerëzish që nuk ushtroheshin, por megjithatë të shëndetshëm dhe njerëz që nuk ishin konsumues të duhanit.

Ushtrimet aerobike, me intensitet të lartë trajnimi kanë impakt pozitiv në shënjuesit e plakjes.

Autorët vunë në dukje se zgjatja e ushtrimeve me intensitet të lartë mund të jetë më efikas se sa vetëm ngritje peshash.  Nëpërmjet procesit të riparimit të ADN-së, doktorët ishin të aftë të tregonin se ushtrimet e rregullta fizike ndikojnë në procesin e anti-plakjes.

“Studimi na bën të kuptojmë se pse aktivitetet fizike kanë efekt. Na ndihmon të kuptojmë procesin e plakjes qelizore,” thotë Christi Deaton, profesor në Institutin e Shëndetit Publik të Kembrixhit.

“Sa më shumë aktivë të jeni, dhe nuk ka rëndësi se kur filloni, aq më shumë benefite shëndetësore do të keni. Ne e dimë se ushtrimet e rregullta reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare”.

Ky studim ofron një mekanizëm të mundshëm për mënyrën se si mund të arrihet, megjithatë çdokush duhet të përpiqet të bëjë 150 minuta ushtrime në javë për të qëndruar të shëndetshëm./ Laura Donnelly/The Telegraph

Next Post

Ndryshimet që ndodhin në tru gjatë depresionit, pse e humbasin dëshirën për marrëdhënie intime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

December 28, 2025
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

December 28, 2025
Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

December 28, 2025
Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

December 28, 2025
“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

December 28, 2025
Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

December 28, 2025
Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com