• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Studimi i BSH-së, norma bazë e interesit efektive për individët por jo për bizneset

by Java News
03/08/2016 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i Bankës së Shqipërisë në nivel ekspertësh jep informacion të detajuar lidhur me ndërlidhjen që kanë ecuria e normave të interesit dhe ecuria e kredisë së re.

Ekspertët e bankës arrijnë në përfundimin se korrelacioni midis kredisë së re në lekë dhe normës përkatëse të interesit paraqitet negativ si për bizneset, ashtu edhe për individët, duke reflektuar rënien e normës së interesit për kredinë në lekë në rritjen e vëllimit të kredisë së re.

Aktualisht, ky korrelacion negativ është më i fortë për individët. Korrelacioni midis kredisë së re dhënë bizneseve dhe normës së interesit, ka shfaqur luhatje ndër vite dhe rezulton i dobët. Kjo tregon se bizneset janë më pak të varur nga ecuria e normës së interesit

Bankat tona kanë qenë (dhe vazhdojnë të jenë) të ekspozuara ndaj rrezikut të tërthortë të kursit të këmbimit, pasi rreth 60% e kredisë është dhënë në valutë dhe brenda kredisë në valutë rreth 44% e saj rezulton të jetë e pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit.

Ky studim tregon se forcimi i monedhave të huaja (kryesisht euro), do të rriste paaftësinë paguese për këta agjentë. Si rrjedhojë, rënia e normës bazë dhe për rrjedhojë rënia e normës së interesit për kredinë në lekë, ka ndikuar në ngushtimin e peshës së valutës dhe reduktimin deri diku të rrezikut të tërthortë të kursit të këmbimit, duke zgjeruar kreditimin në monedhën vendase.

Faktorë të tjerë, si ngushtimi i ofertës së kreditimit nga ana e bankave, kushtet e pafavorshme makroekonomike etj, kanë qenë disa faktorë të rëndësishëm, të cilët janë bërë pengesë e varësisë së ecurisë së kredisë së re nga ulja e normave të interesit vitet e fundit, për bizneset.

Për individët, rezulton një korrelacion pozitiv i normës së interesit të kredisë për pasuri të paluajtshme dhe kredisë së re, çka tregon se rënia e normës së interesit nuk ka ndihmuar në nxitjen e kreditimit për këtë qëllim në vitet e fundit.

Kjo përqasje duket të ketë reflektuar zhvillimet në tregun e banesave, standardet e kreditimit nga ana e bankave dhe kërkesën më të dobët të individëve për kredi për pasuri të paluajtshme për këtë periudhë.

Përsa i përket ndikimit të kredive me probleme në kredinë e re, ka një lidhje negative midis kredisë me probleme dhe fluksit hyrës të kredisë, pra një ndikim negativ të ecurisë së kredive me probleme në kreditimin e ekonomisë.

Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së kredisë dhënë në monedhën vendase, dy vitet e fundit, ka dhënë ndikim në zbutjen e këtij korrelacioni. Norma e kredive me probleme paraqitet e lidhur dobët me kreditimin e bizneseve, ndërkohë që tregon një lidhje të theksuar negative për individët.

Vlerësimi i korrelacioneve për kredinë e re të alokuar për sektorët kryesorë të ekonomisë dhe normën e kredive me probleme për këta sektorë, rezulton në një lidhje negative për sektorin e ndërtimit dhe për industrinë përpunuese, duke ndikuar negativisht zgjerimin e kreditimit për këta sektorë.

Në këto kushte, bazuar në rezultatet e mësipërme, përmirësimi i cilësisë së kredisë pritet të japë impulse pozitive në zgjerimin e kredisë së re./monitor/a.k

Next Post

Parashikimi i motit për ditën e nesërme (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In