• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi / Gratë në Shqipëri jetojnë më gjatë se burrat

by A R
07/06/2018 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Burrat dhe Gratë në Shqipëri” është publikimi i fundit i INSTAT, përmes të cilit vijnë pamje të realitetit shqiptar lidhur me popullsinë, shëndetin, arsimimin dhe vendimmarrjen, duke sjellë ne fokus barazinë gjinore. Në konferencën me të njëjtin titull ishin të pranishëm Zv. Kryeministrja,  Znj. Senida Mesi, Z. Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri  si dhe Z. Heinz Habertheuer, përfaqësues i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri.

Publikimi përmban dëshmi të rëndësishme për politikëbërësit dhe vendimarrësit që punojnë në çështjet gjinore dhe përfshin një gamë gjithnjë e në rritje të statistikave gjinore në Shqipëri.

Publikimi ka analizuar statistikat e vendimmarrjes, të cilat tregojnë sesa të fuqishme po bëhen gratë në politikë dhe biznes, si dhe në jetën e përditshme. Konkretisht, në fund të vitit 2017, niveli i përfaqësimit të grave në parlament ka arritur përqindjen më të lartë 29 % që prej vitit 2013, dhe përqindja e grave drejtuese në ndërmarrje është 30 %.

Përqindja e grave ndërmjet këshilltarëve të bashkive është 36,9 %. Pjesëmarrja e gruas në misionet diplomatike në vitin 2017, ka qenë në nivele të krahasueshme me burrat, ku përqindja e ambasadorëve gra ishte 27,0 % ndërsa gratë në pozicionin e Ministrit ishin 57,0 %.

Sipas publikimit “Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, rezulton që lindin më shumë djem sesa vajza, por nga ana tjetër gratë jetojnë më gjatë sesa burrat. Përkatësisht, gratë jetojnë mesatarisht rreth 3 vjet më shumë sesa burrat. Shëndeti është një tjetër temë e trajtuar nga publikimi, ku vendoset theksi tek sëmundjet që prekin më tepër shqiptarët dhe abortet.

“Në Shqipëri si për burrat dhe për gratë, vijojnë të jenë “grupsëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat shkaktojnë 56,8 % të vdekjeve tek gratë dhe 50,7 % të vdekjeve tek burrat”, shkruhet në publikim.

Abortet janë një tjetër aspekt i shëndetit kur vjen fjala për analiza gjinore. Të dhënat tregojnë se për çdo 5,9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort, i kryer më së shumti në grupmoshat 20-34 vjeç, që në pjesën më të madhe të tyre janë spontane (77,4 %).

Kur vjen fjala për arsimin, tek shkollimi parauniversitar mbizotërojnë djemtë, por shkollimi i lartë është i dominuar nga vajzat me rreth 60%.

Në fjalën e saj gjate publikimit te ketij studimi, Zv. Kryeministrja, Znj. Senida Mesi, tha se qeveria dhe ajo personalisht janë tërësisht të angazhuar për përparimin e çështjeve gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas. Ajo vlersoi këtë publikim si një instrument shumëtë rëndësishëm për të ndërtuar politikat dhe strategjitë e duhura, duke shërbyer si një mekanizëm mbështetës për politikat ndërkombëtare për barazinë gjinore.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesi i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri Z. Heinz Habertheuer, në fjalën e tij në konference vuri theksin mbi rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimarrje. Sipas tij numri i grave në tregun e punës vazhdon të jetë në përqindje të ulëta, ndërsa pjesa më e madhe e grave dekurajohen për të punuar. /javanews/b.d

Next Post
Dhuna në Gaza, izraelitët drejtojnë gishtin nga Irani

Dhuna në Gaza, izraelitët drejtojnë gishtin nga Irani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In