Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e detit.
”Ky është një lajmi i mirë për ata që do të frekuentojnë plazhet këtë verë”, thanë studiuesit e ”Ifremer”, Instituti i Kërkimeve Franceze për Detin, raporton Ansa.
Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës.
Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit.
Dhe në asnjë mostër deti nuk u mundësua prania e virusit.
“Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19 i zbuluar nga studimi ynë është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit.
/e.rr