• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Studimi: Dy dozat e vaksinës Pfizer sigurojnë 33% mbrojtje ndaj variantit Omicron

by Java News
15/12/2021 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një studimi në shkallë të gjerë në Afrikën e Jugut përfundimet e të cilit u publikuan të martën, vaksinimi me dy doza të Pfizer-it siguron vetëm 33% mbrojtje kundër infeksionit nga varianti Omicron i koronavirusit, por mbrojtja kundër rasteve që kërkojnë shtrim në spital ishte 70%. Analiza e parë në shkallë të gjerë për efektivitetin e vaksinës në rajonin ku u zbulua varianti i ri, mbështet atë që dihej paraprakisht – se Omicroni është më lehtësisht i transmetueshëm dhe se vaksina Pfizer nuk është aq efektive në mbrojtjen kundër infeksionit sa ishte kundër variantit Delta. Analiza u bazua në më shumë se 211,000 rezultate pozitive të testit COVID-19, 41% nga të rritur që kishin marrë dy doza të vaksinës Pfizer.

Studimi u krye nga Discovery Health, kompania më e madhe e siguracionit shëndetësor privat në Afrikën e Jugut dhe Këshilli i Kërkimeve Mjekësore të Afrikës së Jugut. Studimi filloi që në javët e para të nëntorit kur u zbulua varianti Omicron nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhe Botsvana. Studiuesit theksuan se gjetjet janë paraprake dhe jo të rishikuara nga kolegët. Rezultati tregon se individët e vaksinuar që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer kanë 33% mbrojtje kundër infeksionit nga Omicron, në krahasim me ata që ishin të pavaksinuar.

Kjo përbën një rënie të konsiderueshme nga mbrojtja prej 80% që kishte vaksina ndaj variantit të mëparshëm, ndoshta për shkak të aktivizimit më të ulët të antitrupave, pas mutacioneve të proteinave në variantin Omicron.

“Ajo që është shumë inkurajuese është fakti se efektiviteti i vaksinës me dy doza të Pfizer-it qëndron 70 për qind ndaj komplikimeve të rënda me variantin Omicron, të cilat ne i masim me shtrimet në spital” tha shefi ekzekutiv i kompanisë Discovery Health Dr. Ryan Noach.

Kjo mbrojtje kundër shtrimit në spital është reduktuar nga niveli 93% që kishte vaksina ndaj variantit Delta. Studimi tregon se mbrojtja ndaj shtrimit në spital mbetet e njëjtë tek të gjitha moshat, te personat nga 18 deri në 79 vjeç, me nivele pak më të ulëta mbrojtjeje për personat e moshuar, 67% për moshat 60 deri në 69 vjeç dhe 60% për personat e moshës 70 deri në 79 vjeç. (VOA)

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Apartamenti ‘transformohet’ në shtëpi bari në Durrës, shpallet në kërkim qiramarrësi. Ja ç’thotë policia

VIDEO/ Apartamenti ‘transformohet’ në shtëpi bari në Durrës, shpallet në kërkim qiramarrësi. Ja ç'thotë policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In