Një studim i ri tregon se përdorimi i fytyrave, të njohura si “emoji” në mesazhe ndikon në komunikim. Madje sjell edhe sukses në jetën seksuale.
Studiuesit e Institutit Kinsey kryen dy hulumtime për të kuptuar impaktin e ikonave në jetën e njerëzve.
Ata anketuan më shumë se 5 mijë pjesëmarrës dhe më pas ndoqën një analizë me 275 të rritur. Në përfundim zbuluan se ka një lidhje të drejtpërdrejtë me “emoji” dhe seksit.
Specifikisht, ata që i shtojnë ikona mesazheve të tyre, kanë më shumë mundësi që të takohen me njerëzit që pëlqejnë, të shkëmbejnë puthje apo të kryejnë marrëdhënie seksuale. /l.m