• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi/ Asnjë prej vendeve të Ballkanit nuk përmbush kriteret ekonomike të integrimit

by A R
17/05/2018 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i Sofjes ka rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe atij akademik në Europë debatin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Instituti i Vienës për Studime Ekonomike ka publikuar një studim të ri të posaçëm për këtë, pra perspektivën e rajonit për t`iu bashkuar pjesës tjetër të Europës së bashkuar.

Qysh në krye të herës, Instituti i Vienës nënvizon faktin se, anëtarësimi i rajonit në vitin 2025 është skenari më optimist i mundshëm, në rast se gjërat do të shkojnë vaj për 6 vendet.

“Ne nuk e përjashtojmë tërësisht mundësinë e integrimit të Malit të Zi dhe Serbisë në 2025”, thuhet në këtë raport. Por, megjithatë, thuhet më tej, kjo datë duhet të shërbejë për të incentivuar vendet e rajonit që të çojnë përpara reformat kyç.

Një ndër pikat e tjera të evidentuara në raport është dhe fakti se, 6 vendet e rajonit duhet të adresojnë patjetër çështjen e deficitit të theksuar në infrastrukturë si dhe të zgjerojnë bazat e tyre industriale në rast se duan që të arrijnë kriteret ekonomik të anëtarësimit. Shqipëria vlerësohet si vendi i dytë me peshën më të ulët të manifakturës në ekonomi, me pak më shumë se 5%.

Deficiti në infrastrukturë vlerësohet si mjaft i madh, dhe se pengon së tepërmi ndërlidhjen e rajonit.  Deficiti vlerësohet i lartë edhe në qeverisje, raporton “scan”.

Madje, Instituti i Vienës shkon edhe më tej duke theksuar se, në kushtet aktuale, ky kriter tregon se në vitin 2025 asnjë nga 6 vendet nuk do të anëtarësohet dot. Në këtë indikator, dhe sidomos në nën-indikatorin që i referohet sundimit të ligjit, Shqipëria regjistron ndër performancat më të dobëta ndër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pengesa të tjera vlerësohen edhe konfliktet rajonale por edhe faktorë të jashtëm, si influenca ruse apo kineze. E ndërkohë që rajoni duket se është ende shumë larg Europës, disa vende ndër të gjashta, janë edhe më larg.

Në pjesën dërrmuese të indikatorëve, si, qeverisja, infrastruktura, të ardhurat për frymë, industria, etj, për fat të keq, Shqipëria dhe Kosova janë të fundit, çka përkthehet në një proces relativisht të gjatë anëtarësimi./a.m.

Next Post
“Dëshmitari X” tentoi të arratisej, dëshmia u regjistrua në selinë blu, ja lidhja e tij me PD

"Dëshmitari X" tentoi të arratisej, dëshmia u regjistrua në selinë blu, ja lidhja e tij me PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In