• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi amerikan/ Mediat sociale na bëjnë më të vetmuar

by Java News
02/03/2019 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Supozohej të bënin të kundërtën, por mediat sociale si “Tëitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të ndjehen të vetmuar.

Sipas psikologëve amerikanë, që kanë hartuar një raport mbi këtë temë, më shumë se dy orë qëndrimi në mediat sociale në ditë, dyfishojnë shanset që një person të përjetojë izolimin social. Raporti pretendon se ekspozimi ndaj përfaqësimeve ideale të jetëve të personave të tjerë, mund të shkaktojë ndjenja zilie.

Studimi po ashtu, është ndalur edhe tek përdoruesit e “Instagram”-it, “Snapchat”-it dhe “Tumblr”. “Ne nuk e dimë ende se kush vjen e para, përdorimi i medias sociale apo izolimi social i perceptuar”, thonë autorët, por është e mundur sipas tyre që të rinjtë, që fillimisht ndjehen të izoluar shoqërisht, t’i kthehen medias sociale. Ose, mund të ndodhë që përdorimi i tepruar i medias sociale prej tyre të çojë në ndjenjën e izolimit nga bota reale.

Teoritë në raport sugjerojnë se sa më shumë kohë që një person kalon online, aq më pak kohë mbetet për ndërveprimin në botën reale. Përdoruesit mund të ushqejnë po ashtu ndjenjat e përjashtimit, për shembull nëse janë duke parë foto të miqve që kënaqen në një event në të cilin ata nuk janë ftuar.

Ekipi i kërkuesve ka anketuar rreth 2 mijë të rritur, të moshave nga 19 deri në 32 vjeç për përdorimin e medias sociale. Sipas tyre, ky raport është i rëndësishëm për studimin e problemeve të shëndetit mendor dhe izolimit social që janë në nivele epidemike mes të rriturve.

Ne jemi krijesa sociale, por jeta moderne po tenton të na ndajë në vend që të na bashkojë, thonë kërkuesit. Pavarësisht se mund të duket sikur media sociale përbën një mundësi për të mbushur boshllëkun social, ky studim sugjeron se ajo mund të mos jetë zgjidhja për të cilën njerëzit shpresojnë. (BW)

Next Post
Irlanda/Emigrantët shqiptarë po bëhen shqetësim në vend

Irlanda/Emigrantët shqiptarë po bëhen shqetësim në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In