Bulizmi në shkolla është kthyer në një fenomen shqetësues për familjet por dhe për vetë nxënësit.
Pavarësisht kësaj, rezulton se 66% e mësuesve shqiptarë heshtin përballë bulizmit me bazë homofobinë dhe transfobinë.
Madje në studimin e realizuar nga Ambasada Pink dhe ajo amerikane rezulton se 9.3% e mësuesve nuk i pranojnë adoleshentët e LGBTI në shkollë apo në klasë.
E pranishme gjatë publikimit të studimit, zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini, theksoi masat që ka ndërrmarë Ministria për të luftuar diskriminimin në shkolla.
Studimi “Perceptimet dhe qendrimet e mesuesve ndaj adoleshentëve LGBTI” është realizuar duke marrë në pyetje mbi 300 mësues në 6 qytete Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Korçë./OraNews