Studimi: 15% e studentëve të Mjekësisë kanë menduar vetëvrasjen
Këmisha të bardha, por humor të zi, shumë të zi. Një student mjekësie nga 7 (15%) e ka konsideruar idenë e vetëvrasjes, një në tre ka kaluar probleme të shëndetit mendor.
Janë shqetësuese rezultatet e një sondazhi që ka përfshirë më shumë se një mijë doktorë të ardhshëm, 2% e studentëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Studimi tregon se sa i madh është stresi i studimeve, presioni dhe impakti emocional për ata që marrin karrierën mjekësore.
Edhe studime të mëparshme kanë evidentuar shqetësim, depresion dhe ankth tek mjekët e ardhshëm.
Por jo vetëm kaq. Një në 4 studentë i është dorëzuar alkoolit, duke u dehur çdo javë dhe më shumë se 1 nga 10 studentë ka marrë drogë të paktën njëherë në jetë.









