Një vajzë 20-vjeçare rezulton e zhdukur. Denoncimi është bërë nga babai i saj i cili kërkoi ndihmë nga policia. Vajza është studente në Elbasan dhe sipas denoncimit të babait, dyshohet se ajo ka ikkur në Greqi.
Njoftimi:
Më datë 26.12.2017, shtetasi A.D, vjeç 50, banues në Babrru Kodër, kallëzon se, më datë 24.12.2017, i është larguar nga konvikti i fakultetit ku studionte në Elbasan, për në shtetin grek vajza, A.D, vjeç 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./a.m.