Një studente 23-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga mbi 60 metra lartësi në një shkëmb, teksa u hodh në ajër për të bërë një fotografi. Hyewon Kim udhëtoi në shkëmbinjtë e Seven Sisters në East Sussex të Britanisë dhe i kërkoi një personi t’i bënte një foto.
“Daily Mail” shkruan se në momentin kur ajo kërceu në ajër për të bërë fotografinë, humbi këmbët e saj dhe ra në 60 metra duke gjetur vdekjen. Studentja ishte nga Koreja e Jugut dhe ishte në Mbretërinë e Bashkuara për të studiuar anglisht.