Një student shqiptar 23-vjeçar u dënua me 27 muaj burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe.
Bëhet fjalë për shtetasin Indrid Dida 23-vjeç, i cili u dënua për shitje narkotikësh.
Ai u kap nga policia me një sasi kokaine. I riu u ndalua në Uoking të Britanisë teksa udhëtonte me jë automjet. Pas kontrollit atij i’u gjet sasia e drogës.
Disa jetonte në Britani pasi fitoi një bursë studimore. Atij i’u gjet në momentet e arrestimit edhe një patentë e falsifikuar me emër portugez./a.m.