• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studentët, si të aplikojnë në shkollat britanike

by
01/06/2015 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania e Madhe është një ndër vendet, ku shumë prej familjeve shqiptare dëshirojnë që fëmijët e tyre të ndjekin studimet e larta. Kjo, falë universiteteve me një histori të gjatë suksesi dhe shanseve të larta që krijohen në tregun e punës. Stuart Nicholson, drejtor i “Cambrige Centre for Sixth Form Studies” në Cambridge në disa seminareve të hapura që ka mbajtur për të rinjtë ka folur për avantazhet dhe bursat që Mbretëria e Bashkuar ofron. “Në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, studentët ndërkombëtarë përbëjnë rreth 20 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve (në Londër, më shumë se një e katërta e studentëve janë të ardhur nga jashtë Britanisë së Madhe).

Të gjithë studentët në universitete studiojnë së bashku, pavarësisht nga gjuha e tyre amtare dhe vendi i origjinës”- tregon Nicholson, duke përmendur edhe prestigjin e universiteteve Oxford dhe Cambridge. “Megjithatë, një aspekt që shpesh neglizhohet është diversiteti. Ne kemi mbi 500 institucione në Mbretërinë e Bashkuar, që ofrojnë diploma studimi të niveleve të ndryshme, me 1000 programe të mundshme për të zgjedhur. Ky specializim në nivel universitar pasqyron një gamë të gjerë të specialistëve të mësimdhënies që janë në dispozicion në shkollat tona, për ata që ndjekin programin A-Level, të cilët janë kualifikime të shquara, të respektuara në mbarë botën për cilësinë e tyre të lartë”.

Shanset për të hyrë në Oxford apo Cambridge

Në bashkëbisedimin e tij me studentët shqiptarë dhe interesit të tyre për shanset e pranimit në këto shkolla, Nicholson thotë se pikavarazhin më të madh e ka përgatitja e të rinjve. “Avantazhi i shkollës së mesme në Mbretërinë e Bashkuar është se për dy vitet e fundit në shkollë, ju vetëm përqendroheni në 3 ose 4 lëndë, të cilat i studioni me dëshirë. Për shembull, nëse do studioni në universitet për menaxhim zgjidhni biznes, ekonomi dhe një gjuhë të huaj. Ky intensitet siguron që nxënësit të përparojnë në universitete me një pasion të thellë në lidhje me degën e tyre të zgjedhur. Zgjidhni lëndët që pasqyrojnë pasionin tuaj dhe do të keni një përvojë të jashtëzakonshme parauniversitare, do të jeni plotësisht të përgatitur për degën e zgjedhur në universitet”.

Të gjithë aplikantët shqiptarë duhet të aplikojnë në UCAS – organizata online që menaxhon hyrjen në arsimin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Afati normal për pjesën më të madhe të lëndëve është janari dhe të rinjtë mund të aplikojnë për 5 degë a universitete. Por për institucionet e arsimit të lartë, Oxford, Cambridge dhe degët e mjekësisë të interesuarit duhet të aplikojnë tre muaj më parë, në tetor. Sipas Nicholson, mundësia për të studiuar në këto dy të fundit kërkon të paktën dy vjet fokus të qartë dhe përgatitje që përfshin studim serioz akademik, një sërë aktivitetesh të rëndësishme jashtëshkollore dhe përgatitje të kujdesshme për intervistë. Dhe në fund, natyrisht, provimet.

Aplikimet

Në 3-4 vitet e fundit, Universiteti i Cambridge ka qenë destinacioni numër një për studentët e CCSS, i ndjekur nga Universiteti Queen Mary dhe Manchester. Viti 2015 nuk bën përjashtim, me 5 studentë të këtij viti që kanë marrë oferta nga Oxford dhe Cambridge. Nga totali prej 10 studentësh që kanë aplikuar Oxbridge, kjo paraqet një normë suksesi prej 50 për qind në krahasim me mesataren prej 20 për qind në shkallë kombëtare. Nicholson duke treguar për formën se si funksionon CCSS, flet për mësimdhënien në auditorë me numër të kufizuar studentësh. “Kombinojmë klasat e vogla, mesatarisht 6 studentë për klasë, mësuesit me përvojë dhe njohuri si dhe një orar intensiv. Megjithatë, ne dimë edhe si të çlodhemi dhe të argëtohemi. Studentët tanë shijojnë një gamë të gjerë të aktiviteteve sportive dhe klubeve të shkollës.

Në njëfarë mënyre, struktura jonë studentore është e shumëllojshme sa London School of Economics”. Më tej, ai flet edhe për strukturën e institucionit. “Ne kemi rreth 40 për qind studentë britanikë dhe 60 për qind studentë ndërkombëtarë, të ardhur nga mbi 25 vende të ndryshme. Studentët tanë studiojnë së bashku, duke krijuar miqësi të forta dhe duke mbështetur njëri-tjetrin gjatë studimeve të tyre. Ndërtesat tona ndodhen në qendër të Cambridge, me një distancë jo të largët nga njëri-tjetri dhe çdo gjë që ofron qyteti. CCSS ka mirëpritur studentë gjatë 35 viteve të fundit dhe studentët tanë kanë pasur karriera të suksesshme që nga biznesi e deri në artet kreative e politikë”, referon Nicholson.

Biografi

Stuart Nicholson është drejtor i “Cambrige Centre for Sixth Form Studies” në Cambridge. Prej më shumë se 6 vjet ai drejton CCSS dhe ka një karrierë prej më shumë se 25 vjetësh në shumë prej shkollave të njohura në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht, Nicholson është kryetar i Këshillit të Arsimit të Pavarur (CIFE), një shoqatë profesionale për Kolegjet e Pavarura Six Form në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Kolegjet CATS, MPË, Kolegjin e Pavarur Chelsea dhe shumë të tjerë kryesorë. Së fundmi, ai është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkollave të Pavarura (ISA) për vitin 2017, gjë e cila krijoi mundësi për drejtimin e arsimit në nivelin e politikave kombëtare. Nicholson ka përfunduar kolegjin në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas ka studiuar në universitetet Oxford dhe Cambridge. Ai tashmë ndodhet në Tiranë dhe shpjegon arsyet e vizitës së tij.

Gazeta Shekulli

Next Post

Veliaj "i dorëzon çelësat" e Ministrisë Klosit: Vazhdo me reformat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In