• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studentët serbë “shuplakë” politikës: Shqiptarët janë shumë miqësorë!

by Java News
27/08/2018 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anadolu Agency u ka kushtuar një shkrim disa studentëve serbë të cilët janë gjendur në Prishtinë. Media e njohur turke ka realizuar një bisedë me ta, duke marrë prej tyre përshtypjet nga të qënit në një ambient shqiptar…

Kristina Stankoviç nga Aleksinaci, Marija Ivanoviç nga Çaçaku dhe Tomislav Perushiç nga Subotica të cilët studiojnë gjuhën shqipe në Beograd këtë vit, po marrin pjesë në Seminarin e 37-të të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare i cili po mbahet në Prishtinë.

Kristina dhe Marija, 20 vjecce, të cilat kanë përfunduar vitin e parë të studimeve, për herë të parë marrin pjesë në seminar dhe për herë të parë vijnë në Kosovë, ndërsa Tomislavi, 28 vjecc, ka përfunduar vitin e tretë dhe kjo është hera e tretë që merr pjesë në seminar kurse Kosovën e ka vizituar disa herë.

Kristina, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) thotë se ndjehet mirë në Kosovë dhe se aspak nuk është ashtu siç e kishte paramenduar, pasiqë Kosova paksa më ndryshe paraqitet në Serbi.

“Nuk kam pritur që njerëzit të jenë kaq të mirë dhe miqësorë ndaj serbëve, ndaj nesh që kemi ardhur nga Beogradi”, thotë Kristina Stankoviç.

Ajo tha se ka patur mbështejen e prindërve për të ardhur në Prishtinë, ashtu siç ka mbështetjen e tyre të plotë për të studiuar gjuhën shqipe.

“Prindërit dhe të afërmit e mi e kanë pranuar mirë, pasiqë ne kemi miq shqiptarë dhe e dimë se sa miqësorë janë ata, por për miqtë e mi kjo ishte plotësisht absurde dhe nuk ishin aq të lumtur që zgjodha të studioj pikërisht gjuhën shqipe”, thotë Kristina. Ajo thekson se në Serbi shumë është e vlefshme të dish gjuhën shqipe, kryesisht për shkak të gjendjes aktuale politike, pasiqë nevojiten përkthyes.

Po ashtu edhe kolegia e saj Marija për një javë qëndrimi në Prishtinë është përplot me përshtypje të mira.

“Me të vërtetë e papritur. Si miqësia, si njerëzit, po ashtu edhe komunikimi është diçka e papritur me njerëzit nga Kosova dhe neve nga Serbia. Aspak nuk kam pritur se do të jetë kaq mirë. Pasiqë neve gjërat na servohen krejtësisht ndyshe, unë me të vërtetë jam shumë e befasuar dhe e kënaqur”, tha Marija për AA.

Familja e saj në fillim ishte e shokuar me vendimin e saj për të studiuar gjuhën shqipe, por me shpejtësi kishin vërejtur se kjo është një plus për jetën e saj të mëtejshme.

“Kurse mjedisi këtë e pranoi pak më vonë, por ende janë të shokuar kur u tregoj, posaçërisht pse unë jam nga një qytet i vogël, kjo e bën edhe më të pazakontë ngjarjen. Edhe një vajzë tjetër nga Çaçaku studion gjuhën shqipe dhe kjo për ta është shokuese”, thotë Maria.

Tomislav Perushiç planifikon që pasi të përfundojë studimet në Beograd të vijë për magjistraturë në Prishtinë. Tashmë disa herë ka ardhur në Kosovë, kështu që ka inkurajuar studentët e rinj të vijnë në Prishtinë, jo vetëm me fjalë, por edhe me fotot që ka publikuar në rrjetet sociale.

“Unë për shqiptarët nuk kam ditur thuajse asgjë para se të vija në Kosovë, por nuk kam patur paragjykime. Thjeshtë, nuk kisha kurrfarë informacionesh, kurrfarë njohuri për gjuhën, historinë, kulturën, traditën, ndërsa shumë më interesonte, pasi që janë fqinjët tanë të parë”, tregon Tomislavi.

Siç tregon, ka qenë i befasuar kur për herë të parë ka ardhur në Kosovë, pasi që ka menduar se në Kosovë është kaos, diçka e ngjashme si në Sirinë e sotme, e cila është në luftë, ndërsa ka hasur në një Kosovë të ndërtuar dhe të modernizuar.

“Kisha përshtypje pozitive me njerëzit me të cilët njoftohesha, me të cilët personalisht bisedoja dhe të gjithë gëzoheshin kur u thoja se studioj gjuhën shqipe, pasi që pak kush merret me gjuhën shqipe në botë, dhe posaçërisht në Beograd. Mendoj se ky është një popull dhe një kulturë që është lënë shumë pas dore në Ballkan. Shumëçka dihet për popujt tjerë, kurse për shqiptarët shumë pak”, thotë Tomislavi, të cilit interesi për gjuhën dhe kulturën shqiptare iu ngjall gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ku për herë të parë në jetë kishte takuar shqiptarët.

Tomislavi gjatë bisedës tonë kishte veshur fanellën e kombëtares së Kosovës në basketboll, ndërsa mbante orën dhe këllëfin e telefonit celular me flamurin shqiptar. Këto nuk i mban me qëllim për të provokuar, por siç thotë, njerëzit të kuptojnë se shqiptarët ekzitojnë dhe se ata janë edhe në Beograd dhe në Suboticë prej nga vjen ai dhe se janë fqinjë të mirë.

“Unë nuk kam patur asnjë lidhje direkte me luftërat, me konfliktet, isha i vogël. Unë kam përgjegjësinë të mësoj se çfarë ka ndodhur dhe të flas rreth kësaj, por unë nuk dua që barrën e të tjerëve ta kem mbi vete dhe për shkak të disa gjeneratave të vjetra të vuaj”, ka thënë Tomislav.

Ai konsideron se ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë në marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe një rol të veçantë në thyerjen e paragjykimeve mund ta kenë gjeneratat e reja, kryesisht gjenerata e Kristina-s dhe Marija-s.

Gjithashtu edhe Marija konsideron se ajo çfarë ka ndodhur nuk mund të ndryshojë dhe se kjo do të mbetet në histori, por se bota u mbetet të rinjve dhe se të rinjtë serbë dhe shqiptarë mund të jenë fqinjë të mirë, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të jetojnë në paqe dhe harmoni si dhe të njohin njëri-tejtrin.

Kristina porosit të rinjtë që më shumë t’i përkushtohen kulturës dhe të mësojnë zakonet dhe të mos shohin shumë politikë, ndërsa Tomislav thekson se nëse ai si individ mund të jetojë dhe të miqësohet me shqiptarë, atëherë mundet çdokush.

“Nëse ne mund të qëndrojmë këtu dhe të flasim lirë serbisht, atëherë askush nuk mund të na thotë se kjo nuk lejohet në Prishtinë apo në Kosovë dhe ne jemi vetëm një dëshmi se gjërat nuk qëndrojnë siç flitet dhe se ky vend nuk është i rrezikshëm për serbët, aspak më e rrezikshme për shqiptarët që jetojnë këtu. Edhe njëri edhe tjetri përjetojnë gjendje të njëjtë, ashtu si në Serbi”, përfundon Tomislavi.

ma.me

Next Post
Mos i neglizhoni rrudhat në ballë, paralajmërojnë problemin e rëndë shëndetësor

Mos i neglizhoni rrudhat në ballë, paralajmërojnë problemin e rëndë shëndetësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In